EMRAT/ Drogë nga Hollanda në Itali, pranga 5 trafikantëve shqiptarë

Apr 26, 2016 | 14:42
SHPËRNDAJE

Policia italiane në Varese ka goditur një bandë shqiptare, e cila merrej me trafikun e kokainës nga Holanda drejt Veriut të Italisë. Në pranga ranë 5 shqiptarë rezidentë në Milano dhe zonën e Astit.

Mediat italiane bëjnë me dije se hetimet kishin nisur pas sekuestrimit në qytetin e Milanos të një sasie prej 14.2 kg kokainë dhe arrestimin e një korrieri shqiptar.

varese droga

Kokaina transportohej nga Holanda me anë të një automjeti të tipit Citroen x4  me targa franceze e modifikuar enkas për trafikun e lëndës narktoike.

Hetimet zbuluan edhe rolin e një gruaje shqiptare, e fejuara e njërit prej të arrestuarve  e cila riciklonte paratë e fituara nga shitja e drogës në Itali, në Shqipëri.

Me shumat e parave të “pastruara në Shqipëri”, banda shqitpare kishte blerë 2 banesa në qytetin e Astit në Itali. Banesat tani janë sekuestruar nga policia italiane.

a_8e216c047711ef4683bd28d64331e478

Sipas hetuesve, droga blohej në Holandë, ku jetonte një nga burrat e arrestuar, dhe transportohej në Itali në makinat e improvizuara për transportin. Pasi kokaina shitej ne treg, paratë i transferonte gruaja shqiptare me dy mënyra. Se pasi i fshehte nëper trupin e saj. Se dyti, ia besonte shoferëve te autobusëve të linjes Itali-Shqipëri, në dijeni të përmbajtjes, te cilet i dorezoni me pas tek të afërmit e gruas. Paratë ktheheshin në Itali me transfertat bankare.

a_6932ca3220f9b7a78db093b8b43d2874

Identiteti i të arrestuarve

Shqiptari B.D i lindur më 15/01/1979

Shqiptari BM i lindur më 05/03/1981

Shqiptari N.P i lindur më 01/01/1976

Shqiptari D.G i lindur më 11/01/1977

Shqiptari C.S  i lindur më 01/02/1972

Ky i fundit ishte përgjegjësi kryesor i transportit të kokainës nga Hollanda drejt Veriut të Italisë.

a_0f9acd1b2a3401e351f9d531b485b7ef

Është vënë nën hetim shqiptarja H.M 30 vjeç, pronare e dy banesave në Asti të Italisë të blera nga paratë e drogës e tashmë nën sekuestrimin  e autoriteteve italiane.

Sipas prokurorisë së qytetit të Milanos banda shqiptare pasi transferonte në Shqipëri paratë e fituar nga trafikimi i kokainës i rikthente përsëri në Itali me anë të çeqeve bankare nën emra fals.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura