EMRAT/ Cilët janë dy diplomatët rusë që do të dëbohen nga Shqipëria

Mar 27, 2018 | 8:40
SHPËRNDAJE

Pas vendimit të kryeministrit Rama për t’iu bashkuar të paktën 17 vendeve evropiane  për dëbim të diplomatëve rusë pas rastit të helmimit të ish-spiunit rus në Britani janë zbuluar edhe dy emrat e diplomatëve të cilët do të lënë Shqipërinë.

filipov

Dy diplomatët rusë, njëri sekretari i parë i ambasadës Ruse dhe tjetri atasheh ushtarak.

Vladislav Filipov, atasheh ushtarak, si dhe Alexey Nikolaevich Balashov, sekretar i parë i Ambasadës pritet të largohen nga Shqipëria pas vendimit të marrë nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.

Pas vendimit të Ramës për dëbimin e diplomatëve, Bushati thërret ambasadorin rus në zyrë

Shqipëria do ti bashkohet vendeve si Britania, Gjermania dhe SHBA-ja në ‘luftën’ kundër Rusisë.

rama kuvedn2

Kryeministri Edi Rama, sipas News 24, ka bërë të ditur sot në mbledhjen e grupit parlamentar socialist se Tirana zyrtare do të marrë vendim për të dëbuar disa diplomatë rusë, pas akuzave që i janë bërë Moskës për helmimin e një ish agjenti të KGB-së në Angli.

“Qeveria do të vendosë për dëbimin e disa shtetasve rusë. Ky është një veprim i koordinuar me vendet e NATO-s. Do dëbojmë rusët që kanë shkelur interesat kombetare”, tha ai.

Pas kësaj, ministria e Jashtme bën me dije se ministri Bushati ka thirrur sot në zyrë ambasadorin rus Aleksander Karpushin, të cilit i’u komunikua nota verbale për shpalljen si persona të padëshirueshëm të dy diplomatëve rusë, veprimtaria e të cilëve nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik.

Deklaratë e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme

Sot, në datë 26 mars 2018, në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme u thirr Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Federatës Ruse në Republikën e Shqiperisë, SHTZ Aleksander Karpushin, të cilit i’u komunikua nota verbale për shpalljen si persona të padëshirueshëm të dy diplomatëve rusë, veprimtaria e të cilëve nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura