Emrat/ Burg për dy kushërinjtë shqiptarë, nuk e imagjinoni dot se çfarë bënin

Sep 20, 2017 | 20:22
SHPËRNDAJE

Dy kushërinj shqiptarë janë dënuar nën akuzën e posedimit të lëndëve narkotike. Ata janë Fredjan Turja i cili u dënua me 6 vjet burg, dhe Besjan Jella  me 6 vjet e 4 muaj burg. Ndërsa nga ana tjetër ata janë gjobitur, me 21,000 euro  për Turjan dhe 28,000 për Jellajn, shkruan gelocal.it.

image (1)

Ata të dy janë arrestuar qershorin e viti të kaluar dhe kanë qenë në paraburgim në burgjet e Treviso dhe Pordenone .

Sipas rindërtimin të ngjarje, Jella dhe Turja kanë shitur sasi të mëdha droge mes dhjetorit 2014 dhe qershorit 2016. Ata kanë shitur doza me një çmim që shkonte nga 60 në 80 euro për gram. Ata kishin një bazë besnike të konsumatorëve dhe mund dhe ua dërgonin në shtëpi, si në rastin e një personi i cili kishte blerë 15 ose 20 herë me një kosto rreth 3000 euro.

Gjithmonë Jella e kishte shitur kokainë në zonat e Belluno dhe Gaiarine.  Ndërsa Turja u shiste hashash personave të paidentifikuar në Girard.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura