EMRAT/ Bashkëqeverisja, Rama shkarkon 6 drejtues të ALUIZNI-t dhe Hipotekës

Jun 14, 2018 | 23:03
SHPËRNDAJE

ARISTIR LUMEZI/ Kryeministri Edi Rama shkarkoi sot katër drejtorë rajonalë të Hipotekave dhe dy të ALUIZNI-it.

Propozimi është bërë nga kreu i qeverisë gjatë një takimi të zhvilluar dje në Tiranë, ku është analizuar puna e drejtorive rajonale. Rama ka shkarkuar Besnik Cenkon, drejtorin e ALUIZNI-t për zyrën e Tiranës, zonën veriore, dhe Irma Shtinin, zona jugore e Tiranës.

Shkarkimet në zyrat e hipotekave kanë përfshirë Jonida Abdulin e Sarandës, Majlind Shirën të Pogradecit, Valbona Beshin të Devollit dhe Fatmir Shpellajn të Malësisë së Madhe. Arsyeja e këtyre shkarkimeve mësohet të ketë qenë performanca e dobët, sa u takon vonesave në trajtimin e aplikimeve, nisur nga numri i ankesave të raportuara nga qytetarët në platformën e bashkëqeverisjes. Në fakt, numri më i madh i ankesave dhe denoncimeve të qytetarëve janë në adresë të zyrave që lidhen me pronën, ALUIZNI dhe Hipotekat.edi-rama-780x439

Pak ditë më parë, Kryeministri Edi Rama shkarkoi kreun e Hipotekës së Krujës, Edmond Daci, vetëm tre muaj pasi ishte emëruar në këtë detyrë. Daci u zgjodh në krye të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Krujë, 3 muaj më parë pas një konkursi të hapur. Që në shtator të vitit të kaluar, menjëherë pasi mori mandatin e dytë, Rama u kërkoi dorëheqjen të gjithë drejtorëve të hipotekave, të drejtorive arsimore dhe drejtorëve rajonalë të spitaleve.

Shkarkimet

ALUIZNI

Tiranë Veri, Besnik Cenko

Tiranë Jug, Irma Shtini

Hipoteka

Sarandë, Jonida Abduli

Pogradec, Majlind Shira

Devoll, Valbona Beshi

Malësi e Madhe, Fatmir Shpellaj

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/