EMRAT/ Shoqërohen zyrtarë të Hipotekës Kavajë, ja pse akuzohen

Nov 14, 2017 | 16:07
SHPËRNDAJE

Shtate zyrtarë të Hipotekës së Kavajës kanë perfunduar në polici, mes tyre edhe një femër. Mësohet se ata kanë tjetërsuar prona publike kundrejt ryshfeteve që kanë marrë nga personat e interesuar.

arrestim

Nga te dhenat e para, ata akuzohen se kanë abuzuar me regjistrimin e pronave, kundrejtë parave, raporton “News 24”.

Burime zyrtare bënë me dije se policia ka shoqëruar Behxhed Pjeci, Ilir Kaja, Dritan Kazazi, Andi Gjeci, Dashamir Cullhai, Nezir Lecini si dhe Aida Kollçaku.

Këta zyrtarë akuzohen për abuzime me regjistrimin e pronave, pasi ata dyshohen se kanë tjetërsuar prona publike kundrejt parave. Deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga policia.

EMRAT 

Artan Kazazi

Nezir Lecini

Andi Gjeçi

Aida Kollçaku

Behxhed Pjeci

Ilir Kaja

Dashamir Cullhai

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura