EMRAT/ Arrestohen katër shqiptarë, dy prej të cilëve vëllezër për vjedhje automjetesh dhe banesash

Dec 2, 2019 | 20:45
SHPËRNDAJE

Katër shqiptarë, dy banorë në Prato dhe dy në Monsummano, u arrestuan sot nga policia italiane në Pistoia, pas një urdhër arrestimi nga ana e gjykatës.

FOTO_AUTO_ARMA_NOTTE_fruLfyz

Të katër shqiptarët akuzohen për të paktën tetë vjedhje, të kryera nga shkurti i këtij viti në provincat e Prato, Firence, Pistoia dhe Pisa.

Katër të arrestuarit janë vëllezërit Ernest dhe Brigel Shehu, të moshës 31 dhe 35 vjeç, si dhe Eri Bibaj, 32 vjeç, dhe Roland Zyba, 25 vjeç, ky i fundit me vendbanim në Monsummano. Vetëm Bibaj u arrestua në shtëpinë e tij, ndërsa tre të tjerët ishin tashmë në burg për vepra të tjera. Shqiptarët akuzohen për vjedhje makinash si Opel Corsa, Audi Q5, Audi A4. ndërsa kanë kryer vjedhje edhe nëpër shtëpi kryesisht stoli dhe para.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura