EMRAT/ Arrestohen doktori dhe shoferi i Portit të Durrësit, kontrabandonin cigare me ambulancën e…

Sep 19, 2018 | 23:40
SHPËRNDAJE

Policia e Durrësit ka finalizuar sot një operacion, ku në përfundim të tij janë  sekuestruar  mallra kontrabandë, që po transportoheshin nga porti i Durrësit.

Sipas njoftimit të Policisë: Janë arrestuar në flagrancë shtetasit: Artan Dhima 49 vjeç, banues në Durrës, doktor në Autoritetin Portual Durrës; Zamir Çyrbja 41 vjeç, shoferi i ambulancës në Autoritetin Portual Durrës.

980300e4-d0b6-41dc-8db2-a9e9e7250292

Njoftimi i plotë

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik pas një hetimi 2 mujor me metoda speciale finalizojnë me sukses operacionin e koduar ” Cigarettes “.

Duke shpërdoruar detyrën tregtonin dhe transportonin me ambulancë mallra kontrabandë.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas, punonjës në Autoritetin Portual Durrës, doktori dhe shoferi i ambulancës.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës pas një hetimi për rreth 2 muaj me metoda speciale kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar
” Cigarettes “.

Specialistët kanë dokumentuar me prova shkencore se disa shtetas, punonjës në Autoritetin Portual Durrës transportonin mallra kontrabandë, të cilët në bashkëpunim me njëri – tjetrin merrnin steka duhani të markave të ndryshme pa pullë fiskale të autoriteteve shqiptare në tragetet që ankoroheshin në Portin e Durrësit duke i futur në mënyrë kontrabandë me një mjet ambulancë dhe në vijim u’a shisnin personave të ndryshëm.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

• Artan Dhima 49 vjeç, banues në Durrës, doktor në Autoritetin Portual Durrës;
• Zamir Çyrbja 41 vjeç, shoferi i ambulancës në Autoritetin Portual Durrës.

U sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• 300 paketa të markave të ndryshme;
• 1 mjet i llojit ambulancë, tip Volsvagen, i cili shërbente për futjen e cigareve kontrabandë në Portin e Durrësit;
• 1 automjet tip Ford që shërbente për transportin e cigareve nga Porti I Durrësit në shpërndarjen e tyre pranë personave të ndryshëm;
• 2 aparate celularë.

Nga ana e grupit hetimor vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm
nga detyrimet doganore ose të akcizës” ,” Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim parashikuar në nenet 172, 178 248, 25 të Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura