EMRAT/ Arrestohen dy persona në Pogradec, detyruan 40-vjeçarin të nënshkruante deklaratën për huamarrje me vlerë….

Aug 22, 2020 | 15:40
SHPËRNDAJE

Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Pogradecit, pasi akuzohen kanë ushtruar presion ndaj një 40-vjeçari, me qëllim që ky i fundit të nënshkruante me dy të lartpërmendurit një deklaratë noteriale huamarrje, me vlerë 500.000 lekë.

Foto Ilustruese
Foto Ilustruese

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë Gëzim Memelli, 68 vjeç, banues në Tiranë dhe Enver Shaho, 46 vjeç, banues në Pogradec.

Ndaj tyre rëndon akuza “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”.

Njoftimi i policisë:

Policia e Pogradecit ka arrestuar dy persona, pasi akuzohen për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  • Gëzim Memelli, 68 vjeç, banues në Tiranë.
  • Enver Shaho, 46 vjeç, banues në Pogradec.

Arrestimi i tyre u bë pasi, dyshohet se këta shtetas më datë 20.08.2020, në Pogradec, kanë ushtruar presion ndaj një 40-vjeçari, me qëllim që ky i fundit të nënshkruante me dy të lartpërmendurit një deklaratë noteriale huamarrje, me vlerë 500.000 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për hetime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura