EMRAT/ Aksion në Lezhë, 2 në pranga me mina me telekomandë, fitila përcjellës dhe drogë

Feb 21, 2018 | 12:15
SHPËRNDAJE

Dy persona jane vene ne pranga nga policia e Lezhes ne kuader te operacionit  policor te koduar ”GOES ON”. Policia ben me dije se ka sekuestruar mina me telekomandë, lëndë narkotike, fitil zjarrpërcjellës, telefona dhe automjete. Ne pranga u vune shtetasit Artur Popa dhe  Valtor Cala, si dhe u shpallen në kërkim dy të tjerë.

Policia LEzhe

Njoftimi i plote 

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, finalizoi operacionin policor të koduar ”GOES ON”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

• Artur Popa, 46 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Valias, Kamëz, (i dënuar më parë) Arrestuar për veprën penale të “Trafikimit të armëve”, “Mbajtjes së bombave dhe minave me telekomandë në mjedise publike” dhe “Prodhim shitje të narkotikëve” në bashkpunim 278/a, 278/7 dhe 283, 25.

• Valtor Cala, 30 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, arrestuar për veprën penale të “Trafikimit të armëve” 278/a dhe 25.

Si dhe janë shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët e tyre ku për shkak të hetimit nuk jepen të tjera të dhëna për ta.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kishte regjistruar procedimi penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ku si rezultat i një pune disa javore me metoda speciale të hetimit u arrit të dokumentohej aktiviteti i tyre kriminal.

Shtetasi Artur Popa me automjetin e tij me targë AA 811 GF , i shoqëruar nga automjeti tjetër me targë AA 733 DM, që drejtohej nga shtetasi Valtor Cala, transportonte 3(tre) mina me telekomandë ku në hyrje të qytetit të Lezhës, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë duke kapur në flagrancë të dy shtetasit e lartpërmendur.

Gjithashtu gjatë kontrollit shtetasit Artur Popa ju gjet dhe një sasi prej 55 gramë lëndë narkotike e llojit cannabis sativa e ngjashme me atë të vajit të hashashit.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga grupi hetimor u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

• 3 mina me telekomandë të pajisura me telefon për shpërthim në distancë.
• 55 gramë lëndë narkotike e ngjashme me atë të vajit të hashashit.
• 14 telefona celularë.
• dy automjete
• 3 fitila si ato zjarrpërcjellës.
• një çantë ku ishin futur minat

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Mbajtja e bombave dhe minave me telekomandë në mjedise publike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura