EMRAT/ Aksident i rëndë në Korçë, babai dhe vajza e mitur u përplasën për vdekje në trotuar

Nov 8, 2018 | 17:46
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë më pasojë humbjen e dy jetëve ka ndodhur sot pasdite në qytetin e Korçës.

Sipas informacioneve mësohet se aksidenti ka ndodhur në unazën e qytetin, ku dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën.

Foto ilustrim
Foto ilustrim

Nga të dhënat e para mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, në aksidentin e ndodhur në afërsi të unazës së qytetit, ndërsa njëri prej tyre ka përplasur më pas babë e bijë që po ecnin në trotuar.

Sokol Hoxha, 33 vjeç dhe vajza e tij, P. Hoxha, 6 vjeçe, u goditën nga automjeti pasi drejtuesi i njërit prej tyre humbi kontrollin e mjetit, shkruan Balkanweb.

Ndërkohë në polici janë shoqëruar Lorenc Pallashi dhe Petrit Kupe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura