EMRAT/ Aksident i rëndë në Fushë-Krujë-Milot, 3 të plagosur nga një familje

Nov 4, 2018 | 22:04
SHPËRNDAJE

Një aksident raportohet të ketë ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugorë Fushë-Krujë-Milot, ndërsa raportohet se ka tre të plagosur.

Sipas raportimeve të para mësohet se një makinë “Fiat” me targa italiane e cila udhëtonte nga Laçi në drejtim të Tiranës është përplasur me një “Golf”.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve, ndërsa të plagosurit janë transportuar për në spital.

Të plagosurit janë Arbër Gjini 33-vjeç, Trifon Gjini 63-veç dhe Lena Gjini 55-vjeçe, të tre nga e njëjta familje.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

aksident-naten

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura