Emra politikanësh të lidhur me krimin e organizuar në Fier? Ja çfarë deklaroi Petro Koçi në SPAK: Qëndrimet e mia nuk janë për të larë hesape me…

Jul 26, 2021 | 12:07
SHPËRNDAJE

Deputeti i zgjedhur i PS në qarkun e Fierit, Petro Koçi ka deklaruar sot në Prokurorinë e Posaçme, SPAK se është shumë i bindur për ndikimin që ka bota e krimit në qarkun e Fierit në financat publike ose përmes lidhjeve të drejtpërdrejta ose duke kërcënuar zyrtarë të caktuar, ndaj edhe organet kompetente sipas tij duhet të hetojnë.

Duke folur për gazetarët jashtë ambienteve të SPAK, pasi dha dëshminë e tij, Petro Koçi tha se qëndrimet e tij nuk janë për të larë hesape me politikanë të caktuar, por që të marrë fund ndikimi i botës së krimit dhe trafikantëve në vendimmarrjet zyrtare.

Petro Koçi: Në Fier është një botë goxha e konsoliduar e krimit që kanë pastruar paratë në industrinë e ..

A keni emra?

Petro Koçi: Unë jam një nga politiknat që kam guxuar dhe kam bere edhe kallezime penale disa herë. Gjatë fushtës e mbani mend që denoncova një gjyqtar që një nënpunësi të Albpetrol i kishte dedikuar rreth gjysmë miliardi leke për një shkarkim nga puna, e mesa di ky gjyqtar është shkarkuar.

A mund të flasim për emra konkretë kriminelësh që kanë marë fonde publike?

Petro Koçi: Unë jam politikan dhe e ndiej që bota e krimit në Fier është goxha influente, kështu që mendoj që ky sensibilizm për SPAK është shumë i nevojshëm për një qark që ka shumë nevojë per me shume pasterti ne veprimtarine publike.

A ndikohet bota e krimit në Fier nga politika?

Petro Koçi: Ju e dini që bota e kromit ne Fier ka pasur idhje të konsoliduara me politikën, mund t’ju them edhe rastet e fundit kur të tillë në marrëdhëniet me LSI edhe ndikuan ë rezultatet zgjedhore.

Aktualisht ndikon?

Petro Koçi: Në zgjedhjet e fundit ndikuan.

Për rastet të cilat kam denoncuar dhe konkretisht i ripërmenda vlen për të thekusar që kam një vullnet të palëkundur për të bashkëpunuar me drejtësinë.

A folët për emra konkret politikanësh që janë të lidhur me krimin e organizuar në qarkun e Fierit?

Petro Koçi: Unë jam politikan nuk zëvendësoj organet e tjera shtetërore.

Sa kohë prnaoni që ka një lidhje krim politikë, e folët për emra konkretë?

Petro Koçi: Qëndrimet e mia nuk janë për të larë hesape me asnjë politikkan, ne duhet të lajmë hesape e botën e krimit e sdsuhet të lejojmë që të vijojnë të jenë influent në jetën publike dhe në vendimmarrjet zyrtare.

Ajo që kam thënë që ata ndikojnë dhe në financat punlike ose përmes lidhjeve të drejtpërdrejta ose duke kërcënuar zyrtarë, është një gjë për të cilën jam shumë i bindur dhe që duhet të konkretizohet në veprimtarinë e organeve ligjzbatuese.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura