Empoli “përmirëson” rekordin e pabesueshëm negativ në Europë, trajneri mbrohet: Bajrami nuk është në rënie

Apr 16, 2022 | 18:10
SHPËRNDAJE

Humbja e sotme përballë Udinezes ka bërë që skuadra e Empolit të përmirësojë një rekord të padëshiruar mes ligave më të forta në Europë. Skuadra ku luajnë tre futbollistët e përfaqësueses shqiptare, ka regjistruar disfatën 4-1 që për të ka shënuar sfidën e 16 radhazi pa arritur fitore.

bajrami

Askush në kampionatet kryesore në Europë nuk ka bërë më keq dhe në fakt, Empoli vetëm ka përmirësuar rekordin e vet në këtë seri mbresëlënëse. Që nga 8 dhjetori, kur mundi Napolin, skuadra në fjalë ka regjistruar 8 barazime e po aq humbje, por duke mbetur përsëri në distancë sigurie nga skuadrat e zonës së ftohtë të klasifikimit të Serisë A.

Shumëkush është ndalur të paraqitjet individuale dhe pas ndeshjes, trajneri Aurelio Andreacoli, theksoi se nuk ishte faji i emrave si Bajrami dhe Pinamonti të cilët nuk kishin më të njëjtin rendiment.

“Bajrami dhe Pinamonti kanë bërë ndeshje të mira në të kaluarën e afërt, nuk mendoj se janë në një moment rënie. Të përballesh me kundërshtarë të tillë është e vështirë, Udineze është nëjë skuadër fizike dhe diferencën e bën përgatitja e tillë. Nuk mendoj se ka ndryshuar situata në nivelin individual”, deklaroi trajneri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura