Emina viziton fëmijët me nevoja të veçanta në Tiranë, premton ndihma

Oct 4, 2015 | 14:00
SHPËRNDAJE

12074990_10153683356033928_1014781755638567298_n

Supermodelja e njohur me famë botërore, Emina Cunmulaj, pas martesës lukzose që bëri me biznesmenin iranian Sam Nazarian dhe pasi shijuan bashkë muajin e mjaltit në Meksikë, vendosi që të vizitojë vendlindjen e saj, Malin e Zi, e njëkohësisht të bëjë disa vizita edhe në Tiranë. Ajo vetëm pak ditë më parë vizitoi edhe shtëpinë e fëmijëve me nevoja të veçanta, dhe në cilësinë e ambasadores për bamirësi, vendosi të ndihmojë këta fëmijë, të cilët vërtet kanë nevojë për ngrohtësi dhe ndihmë financiare.

‘’Miq të dashur, vizitova Institutin e nxënësve që nuk dëgjojnë në Tiranë dhe jam shumë e gëzuar që të ndaj me ju një lajm që mora mbi vete, të marr pjesë në projektin për të ndihmuar këta fëmijë të talentuar’’, thuhet në njoftimin e modeles Cunmulaj, për të cilën këto ditë po flitet se është shtatzënë, gjithsesi akoma lajm i pakonfirmuar nga vetë Emina.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura