Emina: Mund t’i jap fund karrierës si modele, prioritet vajza

Jan 18, 2016 | 12:32
SHPËRNDAJE

‘’Mezi e pres Eminan e vogël. Pasi ajo të vijë në jetë, bashkëshorti im do ta ketë primare atë e unë do duhet të jem gjeneralja (qesh)’’, thekson kështu në bisedën e fundit për revistën “Grazia” në Mal të Zi, modelja e njohur Çunmulaj, e cila u martua me multimilionerin amerikan me prejardhje iraniane, Sam Nazarian, në një ceremoni luksoze në Meksikë.

Asnjëherë nuk e ka haruar prejardhjen e saj, pasi Tuzin e ka gjithmonë në zemër. Lajmin e shtatzënisë e ka pritur në shock. ‘’Vetëm kam thënë, o Zot i madh, jam shtatzënë! Kam menduar se kam kohë për fëmijë.

Nuk jam ndier si 31 vjeçe, por si 23-vjeçare. E më pas ia kam plasur vajin. Kam qenë aq e lumtur, sa që të gjithë kam dashur ta dinë se jam shtatzënë. Bashkëshorti im nuk ishte pranë meje, por në një udhëtim pune, kështu që nuk kam mundur të gëzohem së bashku me të. Kam ngritur bluzën në pasqyrë për të parë barkun e në fakt nuk kam parë asgjë (qesh), pasi isha vetëm disa javëshe shtatzënë.

hgbvuyhgbh

Janë momentet më të mira të jetës. Sam sapo ka mbushur 40 vjeç dhe ishte momenti që ai të bëhet baba. Ka qenë shumë i surprizuar, por lumturia nuk ka fund’’, thekson më tej Emina.

U ÇMENDA KUR MËSOVA QË ËSHTË VAJZË

Që nga fillimi ka dashur të bëjë vajzë. ‘’Kjo është një gjë e jashtëzakonshme. Mjeku gjithmonë më linte mesazhe porosie në telefon, ndërsa një nga to në një mëngjes ishte: Emina, nuk të jap rezultatet përmes telefonit, më thuaj të flasim kur ke kohë.

E kam thirrur menjëherë dhe nuk kam pritur për rezultatet. Më tha që dontë të shihte reagimin tim kur të dëgjoja për gjininë e fëmijës dhe kur më tha se kam vajzë, më janë përlotur sytë sinqerisht dhe jam çmendur nga gëzimi. Vendosa që bashkëshortit t’ia bëj surprizë, ngjyrosa dhomën e tij të punës me ngjyrë rozë. Kur erdhi nga rruga e pa dhomën.

Ai mendoi se e kam bërë si tip ballkanese. Sinqerisht ai priste djalë. Kur i thashë të shohë balonat, ju kujtua dhe më tha se me siguri presim vajzë. U gëzua tej mase dhe filloi të më përqafojë, ndërsa tani mezi pret të vijë në jetë ajo’’, – shton më tej Emina. ‘’Çdo shoqe e imja, e cila ka qenë shtatzënë, më thotë se po e përjetoj me shumë lumturi”.

RUAJTJA E LINJAVE DHE DILEMA E KARRIERËS

Sinqerisht nuk kam ndonjë pengesë deri më tani si shtatzënë. Bëj traning dhe nuk kam teke e naze’’. Emina thotë se bën një regjim nëushqim dhe konsumon shumë pak kalori. ‘’Nuk bëj shumë pas hamburgerave dhe pomfritit, por konsumoj sallata. Deri më tani kam shtuar gjashtë kilogramë, por më duhet të jem në një regjim të duhur’’, shton më tej supermodelja e njohur, e cila duket se lindjen do ta ketë në mënyrë normale.

‘’Kam lexuar shumë për lindjet dhe shkoj edhe në spital për mësime se si ndodhin lindjet. E kam kuptuar se nuk është një punë e lehtë, por nëna ime na ka lindur neve të gjashtëve në mënyrë natyrale dhe do mundohem që edhe unë ta bëj këtë gjë. Thonë se lindjet natyrale janë më të shëndetshme dhe nuk ka nevojë të krijoj panik. Meqë kam shtatzëni të lehtë, po planifikoj të bëj gjashtë fëmijë. Nuk dua që vajza ime të jetë fëmijë i vetëm. Nëse e pyesim bashkëshortin tim, ai do dojë pesë fëmijë, ndërsa unë i them të duhet edhe një grua tjetër (qesh)’’.

hgbvhdfjkhgd

E pyetur nëse do t’i vendosë pikë karrierës, thekson: ‘’Para disa netëve kam biseduar për këtë gjë me bashkëshortin. Më ka pyetur çfarë do të ndodhë pas lindjes. Thjeshtë i kam thënë dua të bëhem nënë. Dua t’i përkushtohem fëmijës, kam punuar 16 vite dhe mendoj se kam kapur majat e karrierës sime. Nuk mendoj se duhet të bëj punë të vogla dhe të lajmëroj në Instagram se bëj diçka. Nuk më shijojnë këto gjëra më. Jeta ka disa qëllime, diçka mbyll e diçka tjetër hap. Për momentin nuk kam ndonjë plan, vetëm nëse nuk ndodh diçka spektakolare, por vajzën do ta kem prioritet’’, thekson Emina.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura