Emigranti shqiptar që preku francezët, vlerësohet si nxënësi më i mirë (FOTO/VIDEO)

Mar 5, 2015 | 8:00
SHPËRNDAJE

Francë- Një emigrant shqiptar ka mahnitur francezët dhe ka thyer zemrat e autoriteteve të cilat e kanë lejuar të qëndrojnë në vend. Pasi ishte kërcënuar me dëbim nga Franca, i riu ishte lejuar për të marrë medaljen e tij si një nga nxënësit më të mirë të vendit në zanatin e zdrukthtarisë . Kjo ka ndodhur pasi një zyrtari të lartë francez, i ka ardhur keq për djalin dhe ka vlerësuar talentin e tij. 19-vjeçari Armando Curri, mbërriti në Francë tre vjet më parë dhe u lejua që të rrijë në vend në statusin e të miturit të pashoqëruar. Megjithatë, me arritjen e moshës 18-vjeçare vitin e kaluar, atij iu kërkua që të lërë Francën.

Shkrimi i “The Guardian”

Por në minutën e fundit kreu i Senatit, Gérard Larcher, tha se Curri mund të lejohej të merrte pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve. 

Curri tha për stacionin vendor radiofonik se kjo ishte dita më e mirë e jetës së tij dhe se ai ishte krenar për atë që kishte arritur.

“Në një ditë jeta ime ka ndryshuar. Unë jam shumë i lumtur “, tha Curri. 

Curri, i cili ka apeluar kundër urdhrit të dëbimit, u informua fillimisht se medaljen e tij të artë dhe diplomën si nxënësi më i mirë i Francës në zdrukthtari, do të dërgohej me postë në shtëpinë e tij në Roanne në rajonin e Loire.

Curri, duhet të presë deri në maj, kur gjykata administrative në Lion do të shqyrtojë ankesën e tij kundër urdhrit të dëbimit, për të gjetur nëse ai do të lejohet të qëndrojë përherë në Francë.

Të mërkurën në mëngjes, megjithatë, Curri, i fotografuar me kostum dhe kravatë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, ishte krenar të ishte një nga nxënësit më të mirë të Francës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura