Emigranti shqiptar pandehu se kishte fituar 10 euro, por në fakt…

May 6, 2016 | 8:48
SHPËRNDAJE

Një emigranti shqiptar në Itali, i cili prej disa kohësh është i papunë, i ka buzëqeshur fati. Shqiptari i dëshpëruar ka tentuar të provojë të fitojë në lojëra fati duke blerë në një kioskë që shërben dhe për shitjen e cigareve, pesë bileta lotarie gërvishtëse.

aufrubbeln-von-win-for-life-los-closeupPasi gërvishti bileta, ai u kthye tek kioska të nesërmen me idenë se kishte fituar 10 euro, por në fakt ai ishte fitues i një shumë më të madhe.

Historia e shqiptarit fatlum ka ndodhur në një provincë të Teviso-s (Montebelluna).

Shitësi në kioskë, Massimo Cavallin tregon për mediat italiane: “Më tha që kishte fituar 10 euro. Pashë biletën, i thash se kishte fituar 10 mijë euro në fakt. U gëzua shumë dhe më tha se do të riparonte shtëpinë me ato para”.la-tabaccheria-pagani-di-via-locatelli-499689.660x368

Italiani thotë se, emigranti shqiptar nuk është një lojtar i fiksuar pas bixhozit duke treguar se vjen herë pas herë dhe blen ndonjë biletë.

“Jam i gëzuar për të, pasi aktualisht është dhe pa punë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura