Emigrantët/ Zv.Kryeministri italian: Shqipëria më Europë se ata që e kanë fundosur, i dha një shuplakë…

Aug 26, 2018 | 16:43
SHPËRNDAJE

Zëvendës-Kryeministri italian Luigi Di Maio, është shprehur se “Shqipëria është shumë më Europë se sa shumë shtete që e kanë fundosur Euroipon”. Deklaratën e ka bërë përmes një postimi në rrjetet sociale.

Një ditë më parë, Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, bëri me dije se Shqipëria do të marrë 20 nga refugjatët e bllokuar në Catania.

“Pas katër ditësh arritëm të gjenin solidaritetin dhe mbështetjen e shteteve si Shqipëria që kanë hapur procesin për të qenë pjesë e BE-së.

Por, për mua është shumë më Euriopë se sa shumë shtete që e kanë fundosur Europën. Dhe i dha një shuplakë morale e politike këtyre europianëve të respektuar që thonë se duhet të ndihmojmë emigrantët, duhet të ndihmojmë Itali e pastaj na mbyllin dyert në fytyrë”, shprehet Di Maio.

Di Maio

Ai i njeh meritat dhe Iralndës për ndihmën në marrjen e disa prej emigrantëve në anijen e bllokuar nga roja bregdetare italiane, si dhe dhe Kishës Katolike Italiane, që siç shprehet, “na ka ndihmuar në këto situata”.

dicoti

Emigrantët u bllokuan në portin siçilian në Catania në anijen Dicitoi që nga e hëna, pasi qeveria italiane nuk i lejonte të zbarkonin, pa marrë premtime nga vendet e Bashkimit Evropian se do të marrin disa prej tyre. Vetëm dje në darkë emigrantët zbritën nga anija për tu vendosur përkohësisht në 1 qendër pritëse në Messina. Zhvendosja vjen pas marrëveshjes së qeverisë italiane me Kishën Katolike Italiane, Shqipërinë dhe Irlandën për të shpërndarë emigrantët që ndodheshin në bordin e anijes.

Vendimi për moslejimin e zbarkimit të emigrantëve çoi të shtunën në mbrëmje në hapjen e një procesi gjyqësor ndaj ministrit të Brendshëm Matteo Salvini, për ”rrëmbimin e personave, arrestime të paligjshme dhe shpërdorim të  detyrës”.

Emigracioni është një çështje e nxehtë në Itali, ku qindra mijëra njerëz kanë mbërritur që nga viti 2013, për t’i shpëtuar luftës, persekutimit dhe varfërisë në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi.

Në bazë të rregullave të BE-së, njerëzit duhet të aplikojnë për azil në vendin e parë që mbërrijnë. Por, qeveria italiane i ka ndaluar gjithnjë e më shumë anijet që të ankorohen në portet e saj.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura