Emigrantët më të famshëm, që ndryshuan botën. Mes tyre, shqiptarja e shenjtë

SHPËRNDAJE

Qoftë duke i ikur persekutimit, qoftë duke kërkuar mundësi të reja, këto figura u zhvendosën në toka të reja dhe gjetën suksesin.

ALBERT EINSTEIN

GJERMAN/AMERIKAN 1879-1955

Albert Einstein mbajti tre nënshtetësi gjatë gjithë jetës së tij. Ai lindi në një famillje laike hebreje në Gjermani dhe ndoqi shkollën në Mynih, por në moshën 17 vjeç hoqi dorë nga nënshtetësia gjermane për të shmangur shërbimin ushtarak. Në vitet që pasuan studioi në Zvicër dhe u bë nënshtetas zviceran. Atje zhvilloi teorinë e tij të relativitetit të përgjithshëm dhe fitoi Çmimin Nobel për fizikën, përpara se të bëhej profesor në Berlin. Kur nazistët morën pushtetin, ai u largua për në SHBA për t’i shpëtuar persekutimit, dhe në vitin 1940 u bë nënshtetas amerikan. Një nga thëniet e famshme: “Nëse Teoria ime rezulton e pavërtetë, Franca do të thotë se jam gjerman dhe Gjermania do të thotë se jam hebre”.

MADELEINE ALBRIGHT

ÇEKE/AMERIKANE 1937 – 

E para Sekretare Shteti femër e SHBA, ajo u lind me emrin Marie Jana Korbel në Çekosllovaki, por kur ishte ende fëmijë, ajo dhe familja u larguan nga vendi pas pushtimit prej nazistëve. Kërkuan strehim në Angli gjatë Luftës së Dytë, por pasi u kthyen për shumë pak kohë në Çekosllovaki u larguan sërish, kur në pushtet erdhën komunistët. Këtë herë udhëtuan për në SHBA, ku Korbel studioi politikë dhe krijoi një familje me Joseph Albright. Pasi punoi për Këshillin Kombëtar të Sigurisë, ajo u emërua ambasadore në OKB nga presidenti Clinton, i cili më pas e emëroi Sekretare Shteti, duke e bërë gruan me postin më të lartë në qeverinë amerikane.

HANS HOLBEIN

GJERMAN/ANGLEZ 1497-1543

Pasi studioi nën mbikëqyrjen e të atit, artistit Hans Holbein i madhi në Augsburg, Gjermani, Hans Holbein i riu u zhvendos në Bazel të Zvicrës. Piktori udhëtoi nëpër Evropë duke prodhuar afreske dhe punime druri, por përhapja e Reformimit bëri që kërkesa për veprën e tij të ishte në rënie. Në vitin 1526, ai udhëtoi në Angli të kërkonte punë, dhe siguroi një të tillë si artist personal i Mbretit Henry VIII, duke prodhuar kështu disa prej pikturave më të famshme të shekullit 16.

WILLIAM I

NORMAN/ANGLEZ 1028-1087

William Pushtuesi, i pari mbret norman i Anglisë, e mori me forcë atdheun e ri, por nuk kish pse të ishte kështu. Duka i pamëshirshëm i Normandisë pretendoi se i ishte premtuar kurora e Anglisë nga kushëriri i tij i largët, Edward Pushtuesi, i cili ishte mbreti pa fëmijë i Anglisë në atë kohë. Megjithatë, kur Edward vdiq, Harold Godwinson u shpall trashëgimtar i tij. William u tërbua që Harold, një njeri që ishte betuar ta ndihmonte të merrte fronin, e kish tradhëtuar, dhe kështu udhëtoi në Angi për t’u përballur me të. Harold u vra në betejë dhe William u bë më në fund mbret i Anglisë.

NËNË TEREZA

SHQIPTARE/INDIANE 1910-1997

“Me gjak, jam shqiptare. Me nënshtetësi indiane. Me besim jam katolike. Sa për thirrjen time, i përkas botës”. Këto ishin fjalë të vetë Nënë Terezës, tek përmblidhte një jetë si bamirëse. E lindur nga prindër shqiptarë, ajo i kaloi 18 vitet e para të jetës në Shkup, nën perandorinë osmane. Pasi iu bashkua Motrave të Loretos në Irlandë, ajo udhëtoi për në Indi për t’u bërë mësuese, dhe pikërisht aty përjetoi thirrjen e parë për t’iu kushtuar ndihmës për të varfërit në Kalkutë.

CAROLINE HERSCHEL

GJERMANE/ANGLEZE 1750-1848

Caroline dhe vëllai i saj, William Herschel fillimisht u zhvendosën nga Gjermania për në Angli, për të punuar si muzikantë, por kur interesi i Williamit në astronomi e çoi të zbulonte Uranin, ai u emërua astronom i oborrit për mbretin George III. Më pas, Caroline nisi ta ndihmojë me llogaritë e tij, dhe shumë shpejt zhvilloi një interes në qiellin e natës. Përmes vëzhgimeve të veta, ajo zbuloi shumë yje dhe kometa më parë të pazbuluara, shumë prej të cilëve morën emrin e saj, si dhe mori medaljen e artë të Shoqërisë Astronomike Mbretërore.

JOSEPH PULITZER

HUNGAREZ/AMERIKAN 1847-1911

I vendosur të bëhej ushtar, 17-vjeçari Joseph Pulitzer u përpoq të hyjë në ushtrinë austriake dhe britanike, por u refuzua për shkak të shikimit të dobët. Më pas u reshtua në Ushtrinë e Unionit në SHBA si zëvendës dhe shkoi në Amerikë. Atje nisi karrierën e tij si gazetar dhe botues i suksesshëm, duke e transformuar industrinë e gazetave. I la një pasuri Universitetit të Columbias, që më pas krijoi Çmimin Pulitzer për arritje artistike dhe gazetareske në nder të tij.

SONIA GANDHI

ITALIANE/INDIANE 1946-

PAsi u martua me studentin Rajiv Gandhi teksa studionte në Angli, Sonia Gandhi bëri një jetë të qetë në Indi, me bashkëshortin e saj pilot avioni dhe dy fëmijët. Megjithatë, kur u bë kryeministre në 1984, ajo doli në skenë. Rajiv u vra tragjikisht në 1991 dhe Sonia u ftua të marrë vendin e tij si Presidente e Kongresit Kombëtar Indian. Fillimisht refuzoi, por kur në parti nisi lufta, ajo më në fund e pranoi rolin. Thënia e saj e famshme: “Unë jam indiane. Në fakt, ndihem e huaj kur shkoj jashtë”.

LEVI STRAUSS

BAVAREZ/AMERIKAN 1829-1902

Pasi përjetoi persekutimin hebre në Bavari, Strauss dhe familja e tij u zhvendosën në SHBA, ku Levi krijoi biznesin e tij të shitjeve me shumicë. Në vitin 1872, një prej klientëve të tij, një rrobaqepësh letonez me emrin Jacob Davis, i dha një ide për një mënyrë të re të të bërit të pantallonave, që i bënte ato më të forta dhe të qëndrueshme. Levi ra dakord të bëhej partneri i biznesit dhe më pas të dy morën patentën për blu xhinset.

SERGEY BRIN

RUS/AMERIKAN 1973-

Sot imigranti më i pasur në SHBA, Sergey Brin u largua nga Bashkimi Sovjetik bashkë me familjen kur ishte vetëm 6 vjeç, që t’i shpëtonte persekutimit ndaj hebrenjve. Më pas ndoqi gjurmët e të atit duke studiuar matematikë, përpara se të shkonte në Stanford për një PhD në shkenca kompjuterike. Atje u takua me Larry Page, dhe si një projekt kërkimor, të dy nisën të krijojnë një motorr kërkimi që i rendiste faqet sipas popullaritetit – e gjithë kjo, nga konvikti i tyre. Në fillim e quajtën BackRub, por shumë shpejt ia ndryshuan emrin në Google, të frymëzuar nga termi matematikor “googol”, dhe e regjistruan në vitin 1997. Pas vetëm shtatë vitesh ishin të dy miliarderë.

PERGATITI: BOTA.AL

Te lidhura

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.