Emigrantët, Maqedonia, Austria, Serbia dhe Hungaria i thonë ‘Jo’ kuotave

Sep 4, 2015 | 17:30
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Në një deklaratë të përbashkët, kryeministrat e Republikës Çeke, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia refuzojnë çdo sistem kuotash për pranimin e emigrantëve.

Ata insistuan se “çdo propozim që çon në futjen e kuotës së detyrueshme dhe të përhershme për masat e solidaritetit do të ishte e papranueshme ”.

2BF73AF500000578-3222419-image-a-12_1441373498747Në takimin e Ohrit, zyrtarët e katër shteteve që shërbejnë si vende transit për emigrantët, thanë se menaxhimi i kësaj situate përveç qasjes së përbashkët, kërkon edhe mbështetje më të madhe financiare e teknike.

“40 policë austriakë janë dërguar në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë dhe kufirin mes Serbisë dhe Maqedonisë të cilët me automjete shtesë dhe me tërë pajisjet janë atje për të shërbyer bashkë me autoritetet vendore. Formuam edhe një ekip hetues me të cilin do të luftojmë kundër kontrabanduesve”, deklaroi Johana Mikl-Lajtner, ministre e Brendshme e Austrisë. 

Ndërkohë, duke folur në këtë takim për krizën e refugjatëve, ministri i Brendshëm maqedonas para kolegëve të tij tha se në 24 orët e kaluara nga Greqia në Maqedoni kanë hyrë mbi 4000 mijë persona.

Në pritje të fjalës së BE-së…OKB ulimatum: Pranoni 200 mijë refugjatë

Vendet e BE-së duhet të pranojnë deri në 200.000 refugjatëve, dhe kjo, si pjesë e një “strategjie të përbashkët”, në vend të një zgjidhje “graduale” ndaj krizës së emigrantëve, thotë OKB-ja.

migrant3Antonio Guterres, kreu i agjencisë së refugjatëve të OKB-së, tha se BE duhet të mobilizojë “të gjitha forcat”, për krizën, duke e quajtur atë një “moment vendimtar”.

 “Duhet një mobilizim i plotë nga shtete evropiane për pritjen e emigrantëve. Është një moment kyç për jetët e këtyre emigrantëve dhe Evropa duhet të krijojë kushtet e favorshme për pritjen e 200 mijë emigrantëve”, tha Guterres.

Liderët e Bashkimit Europian ende nuk kanë dalë me një zgjidhje të përbashkët për menaxhimin e krizës së emigrantëve. Të premten pasdite pritet një reagim i BE për çështjen e emigrantëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura