Emigrantët, Leskaj: Shkaku kryesor është varfëria, organizatat kriminale po përdorin rrugët e vjetra

Apr 24, 2015 | 20:05
SHPËRNDAJE

Kryetarja e delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës Valentina Leskaj, shtroi para eurodeputetëve problemin e emigrantëve duke thënë se “varfëria dhe problemet që lidhen me zhvillimin ekonomik janë shkaqet kryesore të emigracionit”.

Valentina Leskaj

Gjatë fjalës së mbajtur në këtë Asamble, Leskaj theksoi se nevojiten zgjidhje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. “Organizatat kriminale të trafikimit në Mesdhe po përdorin rrugët e vjetra, por po krijojnë dhe rrugë të reja. Ndaj kontributi i përbashkët i vendeve europiane është jetësor”, u shpreh kryetarja e delegacionit shqiptar. Duke iu referuar disa deklaratave të fundit që, sipas saj, “nuk u shërbejnë zgjidhjeve”, ajo shtoi se “emigrantët janë pasoja, por ne duhet të adresojmë rrënjët e problemit”. “Çështja e emigrantëve nuk është thjesht çështje policimi kufitar. Kontrolli i kufijve është shumë i rëndësishëm, por kjo nuk mjafton dhe nuk është një zgjidhje e qëndrueshme”,-deklaroi Leskaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura