UPDATE/ Anija e tragjedisë që u mbyt në kanalin e Sicilisë mbante në bord gati 1.000 persona. Kështu raportojnë sot mediat italiane, duke përshkruar momentet e tmerrit. Prokuroria e Katanias, nisur nga deklaratat e të mbijetuarve bën me dije se mes viktimave në anije ishin 50 fëmijë dhe 200 gra.
“Ishim thuajse 1 mijë, të ngjeshur nëpër qoshe si minj. Kanë qenë 50 fëmijë dhe 200 gra. Në fillim, “trafikantët e kanë mbyllur dyert e anijes, për të penguar futjen e klandestinëve që ishin afër niveleve më të ulëta të barkës” citohet të ketë thënë një nga të mbijetuarit.
“Ajo çfarë po ndodh në këto orë në Mesdhe është shumë më shumë se një mbytje anije: Ne po përballemi me një krizë serioze humanitare të momentit që duhet të trajtohet si të tillë”, tha sot kryeministri italian Matteo Renzi në një konferencë shtypi me Kryeministrin e Maltës, Joseph Muscat.
“Në orët e ardhshme – tha Renzi – është e domosdoshme që Këshilli Evropian të jetë vendi ku diskutimi mund të demonstrojë se ky nuk është vetëm një problem i Maltës apo Italisë…”, duke njoftuar edhe një aksion të gjërë kundër skafistëve.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon ka njohur “ndikimin e rëndësishëm” mbi Italinë për dyndjen e shumë emigrantëve dhe i është mirënjohës qeverisë italiane për të gjitha përpjekjet e saj.
Sipas një zëdhënësi të OKB, zoti Ban i ka bërrë apel komunitetit ndërkombëtar për të dëshmuar solidaritet dhe për të ndarë peshën e kësaj krize. Zoti Ban vuri në dukje se Mesdheu është bërë rruga më vdekjeprurëse në botë “për emigrantët dhe të ata që kërkojnë azil”.
Zhvillimet e djeshme
Një anije peshkimi që mbante mbi 700 emigrantë u mbyt mbrëmë në Kanalin e Siçilisë, rreth 60 milje në veri të Libisë. Mediat italiane raportojnë se anija që shkoi e para në vendin e ngjarjes arriti të shpëtoi vetëm 28 prej tyre. Ndërkohë që ngrenë pikëpyetje se numri i viktimave mund të jetë më i madh se ai që është deklaruar dëri më tani. Duke iu referuar deklaratave të dhëna nga një emigrant i mbijetuar, gazeta italiane “La Repubblica”, thotë se numri i viktimave mund të shkojë mbi 900.
Ndërkohë, në një dalje para mediave, kryeministri italian Mateo Renzi tha se për tragjedinë e ndodhur janë angazhuar 18 anije shpëtimi përfshirë edhe anije luftarake, si dhe tre helikopterë të marinës.
“Numrat e të mbyturve në anije janë dramatike” edhe pse “është gjithmonë një tragjedi, edhe kur një person humb jetën e tij”,- tha kryeministri Mateo Renzi. Në një deklaratë për mediat kryeministri Italian deklaroi se: “Tani nuk ka rëndësi për renditje, për numra, është fjala për jetën e njeriut, njerëzit që kanë humbur çdo gjë. Ata nuk janë numra, por burrat dhe gratë me një histori, familja ende nuk e di se çfarë ka ndodhur.”,-deklaroi Renzi.
***
Italia ka nisur një operacion të madh kërkim-shpëtimi. Deri më tani 23 trupa janë gjetur.
Sipas mediave italiane deti është i trazuar dhe flitet për një masakër të vërtetë.
Alarmi i parë për rrezik është dhënë në 23:30 të mbrëmjes së djeshme.
Raportet e para thonë se kur një anije mallrash ka tentuar t’i shpëtojë, emigrantët në peshkarexhë janë spostuar të gjithë në një anë të mjetit lundrues çka ka sjellë edhe përmbysjen e tij.
Mediat italiane e cilësojnë këtë si tragjedinë më të madhe ndonjëherë të emigrantëve.
Reagime për tragjedinë në Mesdhe:
Papa Françesku ka shprehur dhimbjen më të thellë për tragjedinë. Ai i bëri apel komunitetit ndërkombëtar “për të vepruar me vendosmëri dhe në kohë, në mënyrë për të parandaluar që tragjedi të tilla të ndodhin përsëri”.
Kryeministri italian Matteo Renzi ka thirrur një mbledhje urgjente pasditen e sotme, pas së cilës do të japë edhe një konferencë për shtyp.
Komisioni Evropian ka deklaruar se ndihet thellësisht i frustruar nga zhvillimet e fundit në Mesdhe,”një situatë “e vështirë që kërkon veprim vendimtar”, tha ky institucion në një deklaratë, duke shtuar se problemi duhet të adresohet “në rrënjë”, pra me vendet e origjinës dhe tranzitit.
“I telefonova Matteo Renzi-t për të kuptuar se si ne mund të veprojmë urgjentisht…Kërkova një takim të ministrave të Brendshëm e të Punëve të Jashtme dhe Evropiane””, tha presidenti francez, Francois Hollande.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al