“Emëronte personat e kriminalizuar nëpër ambasada”- Balla akuza Bashës: Kandidatët e PD-së janë si mos o Zot!

Apr 19, 2021 | 11:05
SHPËRNDAJE

Drejtuesi Politik i PS në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla, u ndal sot në Përrenjas ku deklaroi para mbështetësve socialistë se jemi në një betejë për të mos u rikthyer te pengmarrësit e 30 viteve.

taulant888

Ai sulmoi PD-në dhe kryedemokratin Lulzim Basha, duke u shprehur se nuk duam në krye të vendit dikë që si ministër i Jashtëm emëronte persona të kriminalizuar në ambasada.

Është beteja për të mos u rikthyer te pengmarrësit e këtyre 30 viteve. Kemi 30 vite që duhet të luftojmë për ta shpëtuar Shqipërinë nga i njëjti kërcënim. Më thoni mua kush ka të drejtë. Kush duhet të jetë kryeministri i vendit në 4 vitet e ardhshme. Duam një gjumash, duam një vrasës, duam një hajdut, apo një ministër i Jashtëm që emëronte personat e kriminalizuar nëpër ambasada. Ja ky është Lulzim Basha. Në krahun tjetër ne kemi kandidatin tonë për kryeministër, Edi Rama, i cili duhet ta themi shumë qartë. Kur ishte ministër i Kulturës i ndryshoi faqen institucioneve të kulturës dhe filloi komplet një qasje të re në Tiranë”, tha Balla.

Nuk po hyj te këta kandidatët e PD-së se këta janë mos o Zot. Nuk e di si mund ta gjej një cun i Përrenjasit veten te këta! Nuk po hyj te Gaz Bardhi por te vendalinjtë. Se Gaz Bardhin nuk e ka ndonjëri në referencë për model”, shtoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura