Emërohet drejtori i ri i Teatrit Kombëtar Eksperimental, ja kush do ta mbajë këtë post

Jan 18, 2023 | 19:13
SHPËRNDAJE

Gjergj Prevazi është emëruar drejtori i ri i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

GJERGJ-PREVAZI-PER-CMIMIN.mpg_snapshot_00.10

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të këshillit të ministrave. Në vendim thuhet se emërimi do të hyjë në fuqi menjëherë pas botimit në fletoren zyrtare.

Vendimi i qeverisë

Në mbështetje të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Gjergj Prevazi emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura