Emërimi i Visho Ajazit si ambasador? Deklarata e fortë: Duhet të reflektojmë thellë për rreziqet që na kanosen

Nov 13, 2017 | 23:12
SHPËRNDAJE

Vetem pak minuta me pare u raportua lajmi se Kryeministri Edi Rama kishte propozuar te Presidenti Ilir Meta qe te dekretohet emri i Visho Ajazi Likes si ambasador i Shqiperise ne NATO.

lubonja

Analisti Fatos Lubonja duke folur ne nje lidhje me Skype ne studion e News 24, tha se kjo e verteton me se miri se ishte bere nje pazar mes tij dhe kryeministrit Rama dhe se ky i fundit po kap nje institucion tjeter.

“Kam thënë dy gjera, që Vishi Ajazi ka braktisur detyrën në një moment shumë të rëndësishëm, të të vërtetave mbi Tahirin dhe policinë e involvuar në krimin e organizuar, u tërhoq ndërkohë që duhet të bënte detyren dhe e dyta në thelbin e vet kemi të bëjmë me një hap të Ramës për të kontrolluar institucionin e SHIK që ka qenë një institucion që nuk e ka pasur ne kontroll.

Kjo e vërteton, Visho Ajazi për përfitimet e tij dhe jo për ti shërbyer vendit në momentin kryesor u tërhoq ndoshta pazaret janë bërë edhe më përpara dhe kjo i intereson edhe Ramës, në vazhdën e kapjes se institucioneve. Jemi në një moment që duhet të reflektojmë shumë thellë për rreziqet që na kanosen”, tha analisti Lubonja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura