Emërimi i Lleshit/ Luan Rama: Kryeministri i kërkon Presidentit të shkelë Kushtetutën, e patolerueshme

Nov 13, 2018 | 14:22
SHPËRNDAJE

Zv.kryetari i LSI-se, Luan Rama e ka quajtur paligjshmeri, paturpësi dhe papërgjegjshmëri qendrimin e kryeministrit Rama me zgjedhjen e Sander Lleshit per Minister te Brendshem, duke theksuar se nderkohe qe vete kryeministri e pranoi ne letren sqaruese drejtuar Metes se e ka shkelur kushtetuten, tashme i kerkon edhe Presidentit te beje te njejten gje. 

luan rama

“As më pak dhe as më shumë e gjitha kjo është një paturpësi dhe papërgjegjshmëri, që kur na shfaqet si qasje e Kryeministrit ndaj ligjit dhe ndaj Kushtetutës, është e paprecedentë dhe e patolerueshme!”- shkruan ai.

 

Postimi i Luan Ramës

Paligjshmeri, paturpësi dhe papërgjegjshmëri!

E gjithë praktika e emërimit të Ministrit të Brendshëm mund të përcaktohet me këto tri fjalë: paligjshmëri, paturpësi dhe papërgjegjshmëri!
Sepse ai, Kryeministri pra, në rastin kur nuk u dekretua nga Presidenti i Republikës propozimi i tij i parë për emërimin e Ministrit të Brendshëm, deklaroi se është i vendosur t’i mësojë Kushtetutën Presidentit të Republikës, ndërkohë që me propozimin e dytë, në kushtet e paligjshmërisë flagrante, pasi pranon se e ka shkelur vetë Kushtetutën, i kërkon Presidentit që të bëjë të njejtën gjë, pra që edhe Presidenti të shkelë Kushtetutën!
As më pak dhe as më shumë e gjitha kjo është një paturpësi dhe papërgjegjshmëri, që kur na shfaqet si qasje e Kryeministrit ndaj ligjit dhe ndaj Kushtetutës, është e paprecedentë dhe e patolerueshme!
Mjaftojnë edhe shembuj të tillë që të tjerët, miqtë, partnerët, por edhe ata që nuk na duan, jo vetëm të mos na konsiderojnë e të mos na marrin seriozisht, por të na quajnë me të drejtë qesharakë e karagjozë të pavlerë!
Ndaj e gjej me vend të kujtoj Fan Nolin kur thoshte se “kanë të drejtë dhe ata që qeshin, dhe ata që zemërohen. Se puna është për të qeshur dhe për të qarë…
…Këtu ambiciet janë pa fre e pa kufi. Këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura