Emërimi i Gent Cakaj, Rama: Ky shtet ka pasur barrën të mbajë si ministër të jashtëm Aldo Bumçin dhe konsiderohej krejt normale

Dec 31, 2018 | 14:20
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar si një nga zgjedhjet më të mira të bëra në kabinetin e tij, ministrin e ri të Jashtëm, Gent Caka.

genti-cakaj

Në konferencën e sotme me gazetarë, pyetjes së ai nuk ka askund asnjë CV, Rama ka theksuar se ai është një nga djemtë më të ditur të gjeneratës së re.

“Më falni për krahasimin, por e Caka ka lexuar libra më shumë se ju të gjithë keni thënë fjalë në jetën tuaj, CV e tij do ta keni në dispozicion kur të bëhet ministër, nëse nuk është atje është gjëja më e thjeshtë në botë, të jeni të sigurt se zgjedhja e tij është e një shqiptari si unë e si ti, unë e neveris cdokënd që nënvizon kosovarin si arsye për të kontestuar zgjedhjen. Sa i takon insinuatës në fjalë ca të them unë, nuk e përsëris fjalën se pyetjen e ke bërë pa tendencë negative dhe është e pafajshme. Nuk ka lidhje fare fare, Caka është vendosur ministër për atë që ai përfaqëson, i përkushtuar ndaj një pune shumë të vështirë si puna që ka bërë për integrimin. Kam vlerësuar kapacitetin edhe si drejtues, edhe si një djalë që është shumë pranë vizionit, programit, mënyrës së të parit të gjërave dhe familjes sonë politike. Cfarë mbetet, mosha? Unë nuk mendoj që ky është një moment ku duhet të paragjykojmë, sepse nuk bëj krahasime por ka pasur raste ministrash në fusha të tjera në vende me shumë më tepër peshë dhe kanë pasur sukses, ose jo, po jo për shkak të moshës. Aman, ky vend ka pasur ministër të jashtëm Aldo Bumcin, dhe nuk ka pasur asnjë debat”- tha ai

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura