Emeri kërkon ndryshime te Arsenali, vendos rregullin e çuditshëm

Aug 30, 2018 | 12:02
SHPËRNDAJE

Emeri ka vendosur një rregull të çuditshëm për futbollistët e Arsenalit. Ai ka ndaluar që ata të pijnë lëngje frutash. Tekniku ka ndërhyrë edhe në dietën e lojtarëve.

410029_TS_30-08-18_3948159793_

Ai është i bindur se lëvizjet e vogla mund të sjellin ndryshime. Trajneri i Arsenalit është nga të parët që ka insistuar të bëhet teste të shpeshta të gjakut dhe hidratimit. Spanjolli ka zëvendësuar Vengerin në muajin maj, duke firmosur një kontratë që do ta mbajë në Londër për 3 vitet e ardhshme. Nga kjo kontratë do të përfitojë 17 milionë euro. Arsenal ka humbur 2 ndeshje dhe ka fituar 1 në startin e Premier Ligës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura