Emergjencë për mbrojtës të majtë, Gega, Mema dhe Shehi “përkëdhelin” Panuçin

Nov 20, 2018 | 11:26
SHPËRNDAJE

Shqipëria është përballur në këtë periudhë jo vetëm me mungesë rezultatesh, por edhe me mosgrumbullimin e lojtarëve për arsye të ndryshme (Balliun nuk e lejoi Metz dhe Durmishaj nuk del dot nga Greqia për shkak të shërbimit ushtarak). Pak ditë më parë, Ermir Lenjani la grumbullimin për shkak të një dëmtimi në këmbë.

Shqiperia Kombetarja Stervitje

Dje është larguar dhe Egzon Binaku dhe ndaj Uellsit kuqezinjtë do të jenë në emergjencë për mbrojtës të majtë. Sidomos, në një situatë të tillë, një mbrojtës nga Superiorja mund të kishte një ftesë dhe për këtë “Panorama Sport” pyeti trajnerët respektivë të Lorenc Trashit, Leonit Abazit, i cili nuk ka luajtur në ndeshje zyrtare me Kosovën dhe Erion Hoxhallarit, si potencialë që mund të thirreshin me kuqezinjtë.

Lojtaret

Trajneri i Partizanit Lidhur me këtë çështje dhe për mosgrumbullim të lojtarëve të Superiores, sidomos në një periudhë emergjente në përfaqësuese, ish-trajneri i U-21 dhe aktualisht trajneri i Partizanit, Skënder Gega, nuk ka pranuar të prononcohet. Trajneri i Skënderbeut Deri një vit më parë ka qenë pjesë e Kombëtares dhe tanimë në rolin e trajnerit të Skënderbeut e di mirë se çfarë duhet që dikush të bëhet pjesë e saj.

Mema-Gega-Shehi

Në prononcimin e tij për “Panorama Sport”, Orges Shehi komenton mungesën e një ftese për anësorë të majtë, konkretisht Abazi që ai drejton: Sipas trajnerit të Tiranës Ardian Memës, Hoxhallari është gati për Kombëtaren.

Mirëpo, trajneri i bardhebluve nuk nxitohet në këtë aspekt dhe në prononcimin e tij për “Panorama Sport”, i jep të drejtë Panuçit për të mos eksperimentuar për dy ditë.

PRONONCIMET E TRAJNERVE I LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT” 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura