Emër i ri në listën e “Djallit”, Milani hidhet në sulm për Hazard

Jan 16, 2018 | 11:01
SHPËRNDAJE

Skuadra e Milanit po kërkon të ndryshojë diçka në organikën e ekipit gjatë merkatos së janarit, por kjo s’do të thotë që edhe vera nuk mund të jetë një afat.

Kuqezinjtë janë hedhur në sulm dhe në bllokun e shënimeve të krerëve të “Djallit” ka përfunduar Hazard. Emri dukshëm është nga ato që ngjallin entuziazëm, por nuk flitet për Edenin.

Thorgan-Hazard-949654

Në fakt, profili i pikasur nga Masimiliano Mirabeli është ai i mesfushorit të Gladbahut, Thorgan, vëllai i vogël i Edenit që luan për Çelsin.

Ashtu si ylli i “bluve” të Londrës, edhe Thorgan cilësohet një talent dhe aktualisht luan në Bundesligë për skuadrën e Borusias së Myshenglanbahut.

Eden-Hazard-Thorgan-Hazard-715705

Transferimi i tij në Serinë A, sidomos te Milani, nuk duket si diçka e lehtë, por nën pronësinë kineze, drejtuesit kuqezi kanë treguar se dinë të arrijnë marrëveshje në Gjermani.

Hakan Çlahanoglu dhe Rikardo Rodrigez janë pikërisht dy prurje nga Bundesliga dhe për firmat e tyre nuk mungoi rivaliteti.

38E4401500000578-3813294-image-a-1_1475138637248

THORGAN – Duke u rikthyer te mesfushori i Gladbahut, ai është një lojtar që luan në mesfushë dhe krahët e sulmit.

Praktikisht një klon i vëllait Eden, Thorgan 24 vjeç duket i gatshëm për hapin e madh në karrierë, duke qenë se në Gjermani në katër sezonet e fundit ka treguar të gjithë potencialin e tij duke shënuar 29 gola në 131 ndeshje.

Në CV ndoshta nuk shkëlqen si goleador, por në nivel substance kontributi i tij dallohet sidomos nëse bazohemi në të dhënat e sezonit aktual.

thorgan-hazard-borussia-monchengladbach_xh91q4uinwqm1n5r43udn6gy4

Deri tani, mesfushori ka luajtur 18 ndeshje duke shënuar 6 dhe realizuar 6 asiste. Edhe në Kupën e Gjermanisë, ku ka luajtur vetëm në tri takime, ka regjistruar një gol dhe një asist.

Lojtari vlerësohet mbi 25 milionë euro dhe ndoshta Milani nuk do ta mbyllë akordin brenda janarit, megjithatë kjo nuk do të thotë që kuqezinjtë s’mund të kthehen në derën e Gladbahut për të trokitur me një ofertë joshëse.

Ai do të monitorohet në muajt në vijim dhe Mirabeli e Fasone do të vendosin në verë për vëllanë e vogël të Eden Hazardit, fundja te Milani kohët e fundit kanë mësuar të zgjidhin çështjet që përfshijnë vëllezër… mjafton të shohim Donarumat.

Përgatiti: ANTON LUMEZI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura