Ema Andrea i përgjigjet Shkëlzen Berishës: Mos i shih gjërat nga dritarja e avionit

Apr 25, 2016 | 10:37
SHPËRNDAJE

Aktorja e njohur Ema Andrea, ka reaguar pas sulmit të Shkëlzen Berishës, pasi ajo kritikoi babain e tij për thirrjen që iu bëri shqiptarëve të armatosen kundër qeverisë. Dje, djali i ish-Kryeministrit Sali Berisha iu kundërpërgjigj sulmit të aktores dhe e cilësoi me ironi atë “ikonë ndërkombëtare të antifashizmit dhe artit”.

Andrea në një postim në Facebook, e cilësoi fjalimin e Berishës në Parlament për armatosjen e qytetarëve si thirrje të dënueshme me ligj dhe tallje masive” dhe e cilëson ish-Kryeministrin “fashist”.

ema-dhe-xeni

STATUSI I EMA ANDREAS

Per ata qe duan te behen te famshem duke perdorur emrin tim!! Zotni,mos fyej fjalen e lire,dhe mos u perpiq te perdoresh emrin tim as per pislleqet politike e as per per delire!! Une kam thene dhe do ta them ate qe mendoj e jam perpjekur te mos fyej babain e askujt!!

Nuk i perkas asnje lloj tifozerie e as partie(edhe pse eshte e njejta gje per juve )!Kam jetuar dhune ne kete vend aq sa te jem kunder cdo thirrjeje per dhune e arme,panvaresisht se kush i ben !! Nga parlamenti dhe politikberesit e cdo ngjyre pres kujdes dhe zgjidhje problemesh! Nuk eshte ceshtje familjare!! Ne se do ish e tille nuk do te flisja!! Une kam respekt per pjestare te familjes suaj,te cilet i njoh jashte politikes!! Qetesohu lutem,permbahu se nuk ta shava babin!! Lutem mos guxosh,vetem se ta lejon statusi i birit,te me japesh perkatesi,qe nuk i kam!! Jemi ne demokraci ku secili shpreh mendimin e vet ,pa fyer e pa nxjerre perfundime paraqende’!! Nuk jam as me ps e as me pd!! Jam me kunderdhunen !! Dhe nje info qe ta perdoresh tamam:kam jetuar ne Shqiperi qe prej 71, ne token dhe hallet shqiptare…ketu nga jetoj une realiteti eshte shume me ndryshe se nga dritarja e makines apo avionit!! Uroj paqje Zotni per ty e per familjen e cdo shqiptari!! Te fala nga shtepia!!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura