Ema Andrea flet për takimin me ministren: Aktorët e tjerë qanë hallet e tyre, nuk përfaqësojnë…

Feb 15, 2018 | 11:00
SHPËRNDAJE

Aktorja Ema Andrea e ftuar në studion e “News 24” ka folur për takimin e sotëm me ministren e Kulturës Mirela Kumbaro dhe për kërkesat që kanë artistët për problemin me Teatrin.

ema

Ajo tha se artistët kërkojnë të jenë pjesë e vendimmarrjeve për çështjet që iu përkasin atyre.

Po ashtu aktorja tregoi se aktorët të cilët ishin në takim me të nuk përfaqësonin asnjë grup interesi.

“Ju e dini nga ka lindur ky problem. Ka ardhur nga dyshimet tona që ne duhet të sqaroheshim për amendamentet që po bëheshin për ligjin për kulturën. Më vjen mirë që u hap ky debat sepse tani duhet të shihet i gjithë ligji, dhe siç e keni parë këtë javë ka pasur shumë progresion në dialog. Dialogu nisi me ne nuk e  kemi kuptuar, pra artistët nuk kanë kuptuar projektligjin, dhe dje në një debat, ministrja pranoi që projektligji është i shprehur gabim. Ose amendimet janë të shprehura gabim. Shpresojmë që me këtë të krijohet një projektligj i saktë.

Personat që ishin sot tek ministrja ishin të ftuar në mënyrë individuale, dhe për aq sa e dëgjuat qanë hallet e tyre, projektet dhe idetë e tyre se si mund të shkojë teatri por nuk përfaqësonin asnjë nga 200 personat që ishin në sallën e Teatrit.

Kjo ka të bëjë me liri takimesh, ministrja zgjodhi ata dhe jo ne, janë gjëra që ndodhin nuk ka asgjë të keqe. Por më duhet të them që personat që ishin aty nuk përfaqësonin asnjë grup interesi,” tha Andrea.

E ndërsa për kërkesat e aktorëve ajo tha se:

“Ajo që kërkojnë artistët është të jenë palë për vendimet. Artistët janë në një ankth se çfarë do të bëhet më to. Aktorët kanë punuar në kushte heroike, ata janë me kontrata 1 vjeçare dhe kështu është shumë e lehtë për tu hequr si institucion. Kështu që politika të na i heqë këto dyshime. Kërkojmë të jemi pjesë e vendimmarrjes për sa i përket çështjeve tona.”

 

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura