Dëshmia e penalitetit/ “Elvis Rroshi është dënuar në Itali për përdhunim”

May 31, 2016 | 22:10
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike ka publikuar dje pas dorëheqjes së kryebashkiakut të Kavajës përgjigjen e mbërritur nga autoritetet italiane, të cilat bëjnë të ditur se (Ervin ose Elvis Rroshi) ka qenë i dënuar për veprën penale të “përdhunimit” në vitin 1992.
Edi-Paloka4-847x477

Sipas dokumentacionit të Ministrisë së Drejtësisë së Italisë dhe Certifikatës Gjyqësore mësohet se vendimi ndaj Elvis Rroshit, asokohe me emrin Ervin Rroshi, është dhënë më datë 13 nëntor të vitit 1992, nga Gjykata e Minorenëve të Campobassos së Italisë.

Rroshi është dënuar për veprën penale të përdhunimit, ose siç njihet në Kodin Penal italian, “violenza carnale”, neni 519. Në Kodin Penal italian, neni 519, thotë se: “Kushdo që me dhunë ose kërcënim detyron dikë tjetër të kryejë marrëdhënie seksuale, është i dënuar me burgim nga 3 deri në 10 vjet”.

Kësaj vepre penale i është shtuar dhe kryerja e veprës penale në bashkëpunim, çka sipas vendimit të gjykatës, i lëshuar më datë 13 nëntor të vitit 1992, Elvis Rroshi është dënuar me një vit e katër muaj burgim. Asokohe, Elvis Rroshi ka qenë rreth moshës 17 vjeç, ndaj vendimi është dhënë nga Gjykata e Minorenëve të Campobasos së Italisë.

Për këtë vendim, sipas dokumentit të publikuar nga PD, rezulton se është kërkuar rrëzimi në Apel, por Gjykata e Apelit për Minorenët në Campobasso ka lënë në fuqi vendimin e mëparshëm, me vendim të datës 28.02.1995.

 

I poshtëroi duke ua vënë Rroshin kryetar bashkie, i poshtëroi duke u vënë kryetar partie të dënuarin për drogë, po i poshtëron edhe më shumë sot duke i kërkuar të mblidhen në shesh në mbrojtje të përdhunuesit”, tha dje Paloka.

13325633_10209772197051112_5573680005804905425_n

AKUZAT E PD-SË

Kryetari i Grupi të PD-së, Edi Paloka, ka akuzuar Kryeministrin Rama për fshehjen e të vërtetës për Elvis Rroshin, i cili është dënuar për përdhunim.

“Edhe më tronditëse bëhet e vërteta rreth së shkuarës kriminale të Rroshit të Ramës, modelit të Edi Ramës për bashkitë. Dëshmia e penalitetit që është publikuar sot, e ardhur nga Ministria e Drejtësisë Italiane, thotë se Elvis Rroshi është dënuar për “violenza karnale”, që do të thotë është dënuar për përdhunim. Pra Rroshi që e fsheh, dhe shefi i Rilindjes që i del në mbrojtje, mbulojnë një krim të tmerrshëm të kryer nga i zgjedhuri i Ramës”, tha dje Paloka.

Kreu i Grupi të PDsë ka ironizuar dhe me protestën e socialistëve për dorëheqjen e Elvis Rroshit, duke thënë se edhe kryetari i PS-së së Kavajës është i dënuar për trafik droge. “Dhe Edi Rama e njeh italishten. E megjithëse e di, që ka vënë pos të tjerash edhe një përdhunues si kryetar Bashkie në Kavajë, u kërkon sot socialistëve të dalin në një demonstratë në qytet për ta mbrojtur atë.

Rama u thotë socialistëve të dalin të mbrojnë përdhunuesin. Demonstratën do ta udhëheqë Gentjan Daja, i dënuar për trafik droge, ushtar i Rroshit, të cilin Rama e ka caktuar në krye të PS-së së Kavajës.

FATION BINJAKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura