Elvira Dones për Ramën: Mos e lini t’iu vërë në lojë, është idiot i vërtetë

Dec 19, 2015 | 9:20
SHPËRNDAJE

Elvira Dones ishte një nga mbështetëset e Ramës në periudhën e rrotacionit të pushtetit, kohët e fundit ajo ka pasur shumë vërejtje për punën e qeverisë së drejtuar prej tij.

ELVIRA-DONES_foto-per-gazeten-tema

Shkrimtarja së fundmi ka shprehur rezerva mbi komunikimin apo trajtimin që kreu i qeverisë u bën qytetarëve, ku rasti më i fundi ishte në Kamëz gjatë shpërndarjes së lejeve të legalizimit.

Dones reagimin e saj e ka shprehur përmes një thënieje të komedianit amerikan, Graucho Marx.

Kuptimi i saj është një thirrje ndaj qytetarëve shqiptarë për të mos lejuar që Rama edhe pse kryeministër t’i talle

“Ai mund të ngjajë një idiot dhe të flasë si një idiot, por mos e lini t’iu tallë. Ai është një idiot i vërtetë”.

Postimi i Dones në Facebook
Postimi i Dones në Facebook

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura