Elvin Guri në krye të një fondi të ri investimesh, 53 milionë euro për kompanitë në rritje

Oct 24, 2019 | 14:28
SHPËRNDAJE

Elvin Guri, investitor i Telekom Albania, dhe Evgeni Angelov, ish zv/Minister i Ekonomisë në Bullgari, janë drejtuesit e fondit të Partnerëve Mezzanine Bullgarë. Fondi i ri është më i madhi fond investimesh në Bullgari, krijuar në sajë të 38.5 milionë eurove nga fonde publike dhe 14.2 milionë euro kapital privat.

Mr.-Elvin-Guri_small_size

Fondi i sapoformuar do të përfaqësojë një alternativë kundrejt kredisë bankare për bizneset. Ai do të ofrojë investime në vlerat e 4.9 milionë deri 13.7 milionë leva bullgare në formën e investimeve gjysmë-private. Ky instrument i veçantë ndërmjet kapitalit dhe financimit të borxhit i lejon bizneset të marrin fonde pa qenë të detyruar të kalojnë një pjesë të konsideruesme të pronësisë tek investitori i ri. Megjithatë norma e interesit është më e lartë se kredia bankare, për shkak të riskut.

Mr.-Elvin-Guri_small_size_landscape

Investimet e fondit të Partnerëve Mezzanine Bullgarë deri në fund të 2023 duhet të jenë kryer në projekte të cilat sjellin rritje të produktivitetit dhe potencialit eksportues të biznesit bullgar. Klientët e fondit do të jenë ndërmarrje të vogla dhe të mesme, që ndodhen në një fazë të përparuar zhvillimi.

Cilët janë drejtuesit e fondit?

Ekipi që do të drejtojë përbëhet nga Ivan Hristanov, Evgeni Angelov, Diana Aladzhova, Eleonora Sarbova dhe Lloyd Schultz. Pjesë e ekipit është edhe River Sticks Capital, në pronësi të plotë të Elvin Gurit. Elvin Guri është investitor shqiptaro-bullgar që drejton Albania Telecom Invest, e cila zotëron Telekom Albania.

Fokusi i investimeve do të jenë industritë tradicionale dhe bizneset e fokusuara tek eksportet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura