Elvana Gjata nuk heq dorë nga Eurovizion, pasi doli e zhgënjyer nga Festivali RTSH do përfaqësojë një tjetër shtet?

Jan 22, 2020 | 12:41
SHPËRNDAJE

Elvana Gjata u largua e zhgënjyer nga Festivali i RTSH-së pasi Arilena Ara i rrëmbeu vendin e parë.

Por duket se këngëtarja nuk ka hequr dorë nga ambicia e saj për të kënduar në Eurovision.

Në Twitter janë shpërndarë thashetheme se ajo përfaqësojë një tjetër shtet në festivalin e madh të muzikës në Evropë.

Përdoruesit e rrjetit social shkruajnë se Elvana Gjata do përfaqësojë shtetin e San Marino me këngën “Me Tana”.

San Marino është një shtet i vogël ndaj shpesh merr artistë nga shtete të tjera për të përfaqësuar vendin në Eurovizion.

Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë thjesht për thashetheme apo lajmi është i vërtetë, megjithatë do zbulohet shumë shpejt.

  

             

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura