Elvana Gjata “heshtje varri” pas arratisë, klipin ku shfaqet superseksi e publikon…

Oct 20, 2018 | 15:26
SHPËRNDAJE

Pasi u konsiderua si “molla e sherrit” në ngjarjen që ndodhi në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku mbeti i vrarë një person dhe dy të tjerë u plagosën, këngëtarja Elvana Gjata është shpallur në kërkim. Në ngjarjen e rëndë është përfshirë edhe i dashuri i saj Ervin Mata, i cili gjithashtu është në kërkim.

elvana

Por ndërsa të gjithë presin që këngëtarja të vijë dhe të japë dëshminë e saj për ngjarjen, është publikuar klipi i saj më i ri, ku ajo shfaqet shumë seksi. Ka qenë bashkëpunëtori në këtë projekt, producenti amerikan PooBear, ai që ka publikuar videon e re, ku Elvana ka nxjerrë të gjitha asetet, ndërsa ndërron disa veshje transparente, të cilat i ka veshur pa të brendshme.

“Shade” titullohet klipi që mban emrin e PooBear ft. Elvana dhe që vjen në gjuhën angleze. Me një imazh super të kuruar, këngëtares i del më shumë sesa duhet pjesa intime në skenat mjaft të nxehta me veshje provokuese, të bëra jo pa qëllim nga artistja për këtë projekt ndërkombëtar.

Por ndryshe nga lançimi i projekteve të mëparshme, të cilat Elvana i publikonte vetë në profilet e saj zyrtare me mbi 1 milion ndjekës, këtë herë “Instagram”-in e ka pushtuar heshtja, që pas ngjarjes së rëndë në Bllok, ku mbeti i vrarë një person. Kujtojmë që Poo Bear është producenti, me të cilin Elvana nisi bashkëpunimet, që do t’i hapnin rrugën drejt famës ndërkombëtare.

Lajmin e plotë e lexoni në linkun: http://www.panorama.com.al/panoramaplus/elvana-gjata-heshtje-prej-varri-pas-arratise-klipin-ku-shfaqet-superseksi-e-nxjerr-bashkepunetori-i-saj/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura