Elvana Gjata anulon të gjitha koncertet e verës

Jul 23, 2016 | 12:31
SHPËRNDAJE

Ajo mund të quhet mbretëresha e muzikës sonë. Elvana Gjata prej vitesh mbetet e preferuara e publikut shqiptar dhe jo vetëm. Në çdo koncert ku ajo është e pranishme, publiku ndez atmosferën. Megjithatë këtë verë duket se do ti mungojë fansave.

foto1

Mësohet se këngëtarja ka anuluar të gjitha koncertet e verës. Deri më tani Elvana nuk ka qenë prezente në asnjë club as në Shqipëri dhe as në diasporë, ku shpesh herë gjendet gjatë sezonit veror.

Mesa duket këngëtarja e famshme ka vendosur që të pushojë këtë verë, duke shijuar kështu edhe suksesin e këngës së saj të fundit, “Njësoj”./ Bluetooth/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura