Elton John flet për Michael Jackson: “Ishte i sëmurë mendor…”

Oct 14, 2019 | 16:45
SHPËRNDAJE

Në librin e tij, ‘Me’, kantautori i njohur Elton John e cilëson Michael Jackson si të sëmurë mendor. Ai gjithashtu kthehet në të kaluarën duke pohuar se ndër të tjera Jackson ishte edhe pedofil.

“E kam njohur Michael-in që në moshën 13 apo 14-vjeçare. Ishte një fëmijë tepër i lezetshëm.Pastaj, krejt papritur, nisi të izolohej nga bota, njësoj siç ndodhi me Elvis Presley-n. Një Zot e di se çfarë droge po merrte, por sa herë që e takoja në vitet e tij të fundit të jetës, e vetmja gjë që mendoja ishte se i gjori e kishte humbur. Ishte vërtetë i sëmurë mendërisht. Ishte e vështirë të kaloje kohë me të”-shprehet John.

Elton John gjithashtu ka rrëfyer se si në një festë në shtëpinë e tij, ku i ftuar ishte dhe Michael, ky i fundit u largua nga festa dhe filloi të luajë me djalin e shërbëtores.

Historitë e abuzimeve seksuale me të mitur pop-starit të famshëm kanë qenë të shumta. Madje ka patur edhe procese gjyqësore.

Michael Jackson ndërroi jetë në moshën 50 vjeçare nga një atak kardiak në shtëpinë e tij në Los Angeles.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura