Elton Deda tregon sekretin e të atit: Ferdinandi nuk ishte shumë për familjen, por për…

Nov 21, 2018 | 22:41
SHPËRNDAJE

Mbrëmja e sotme e “Soiree” me Jonida Shehun, ishte e dedikuar familjes Deda dhe muzikës që kjo familja i dha artit shqiptar.

a

Muzikanti i njohur Elton Deda ishte i ftuar bashkë me artistë të tjerë si Aleksandër Gjoka, Kozma Dushi, Kristofor Qori e të tjerë.

Teksa po fliste për të atin e ndjerë, Eltoni tregoi për publikun edhe disa “sekrete” familjare.

“Ferdinandi më shumë kohë ka kaluar me miqtë e tij, me Jetmirin dhe me Fonin sesa me mua, me familje. Por kur ishte në shtëpi unë përpiqesha t’i bëja rrengje… Ky është edhe fati i muzikantëve të mëdhenj besoj”, tha Elton Deda.

Ai tregoi se nëse nuk do të ishte për babain e tij, ai nuk do të ishte bërë kurrë një muzikant siç është sot.

“Shiko, po të mos kisha pianon në shtëpi, po të mos kisha edhe babin nuk do isha bërë muzikant”, tregon Elton Deda, “sepse fëmija e do gjithmonë një tutor për të ndjekur një fushë të artit.”

“Besoj se po të kisha një baba oficer, le të themi që do të isha bërë oficer”, shtoi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura