Elton Deda, Drejtori Artistik i Festivalit në RTSH

Aug 26, 2015 | 16:45
SHPËRNDAJE

Kantautori Elton Deda është emëruar Drejtori Artistik i Festivalit të Radio Televizionit Publik Shqiptar. Këtë e ka bërë me dije vetë Deda në një status në rrjetet sociale, në të cilin ai thekson se do të japë maksimumin “për të bërë një festival model dhe pa preferenca miqsh”;.

Teksa nënvizon: ‘Nuk kam qene dhe nuk do jem kurre vegel e asnje nderhyrjeje apo miklimi monetar e shoqeror’.

Statusi i Elton Dedes
Statusi i Elton Dedes

Statusi i plotë i Dedës:

Të dashur miq e kolege! Dua tju njoftoj se sivjet unë do të jem Drejtor artistik i Festivalit të Radio Televizionit Publik Shqiptar! Sinqerisht e kam marrë si një sfidë dhe angazhim të madh profesional dhe sëbashku me kontributin dhe mbështetjen tuaj do mundohem të jap maksimumin për të bërë një festival model dhe pa preferenca miqsh. Nuk kam qene dhe nuk do jem kurre vegel e asnje nderhyrjeje apo miklimi monetar e shoqeror, pervecse skllavi i perjetshem i muzikes se mire e te ndershme.
Sinqerisht,
Ton Deda

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura