Elonë Kastrati: Shqiptarja që “sulmon’ gjermanët për barazi gjinore

Mar 20, 2015 | 11:30
SHPËRNDAJE


Asaj mund t’i ketë nisur si një rebelim i çastit, por përveçse ka fituar vëmendjen e komunitetit ku jeton, në Karsluhe të Gjermanisë, ka fituar edhe vëmendjen e medias ndërkombëtare. Elonë Kastrati është shqiptarja që prej kohësh jeton në Gjermani e që siç duket, edhe për mosfunksionim e bashkëjetesës mes sekseve ka vendosur të “shpallë luftë”.   
Duke përdorur pecetat ditore higjienike, Elonë ka shpërndarë mesazhe gjithandej kundër diskriminimit gjinor. E fyer dhe e nervozuar prej ngacmimeve në rrugë, Elonë Kastrati ka reaguar “E bëra këtë jo vetëm për vete, mund t’u ndodhë shumë femrave të tjera”, shkruan ajo.
Mesazhin që kishte lexuar gati një vit më parë, Elonë e ripërdori. “Imagjinoni nëse burrave do t’ua shpifte përdhunimi, po aq sa menstruacionet”. Prandaj, edhe zgjodhi të përdorë pecetat higjienike për të shpërndarë mesazhet. “Nuk e di nëse është e ligjshme kjo gjë që po bëj, por në të vërtetë nuk më intereson, sepse tek e fundit mund t’i heqin lehtësisht nga andej ku i kam vendosur”, pati shkruar ajo në Instagram.
Megjithatë, ngjarja nuk ka ndodhur nga dje sot. “Po prisja momentin e duhur për ta bërë dhe Dita e Gruas, 8 Marsi, m’u duk zgjedhja më e mirë. Njerëzit në rrugë po ndalonin për t’i parë dhe ranë në mendime. Do doja t’i ndërgjegjësoja njerëzit për problemet e përditshme. Megjithatë, nuk mendoja asnjëherë që do të merrja kaq famë. Doja vetëm të provokoja njerëzit e qytetit ku jetoj, pasi këtu ka shumë seksizëm”, ka thënë Elonë për “Huffington Post”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura