Elon Musk prezanton robotin e tij të parë! Ja kur mund të bëhen porositë dhe sa do të kushtojë

Oct 1, 2022 | 21:51
SHPËRNDAJE

Elon Musk ka zbuluar një prototip të robotit humanoid Optimus të Tesla-s, të cilin prodhuesi i makinave elektrike synon ta prodhojë në masë dhe ta shesë për 18,000 £ (paund).

roboti

Manjati miliarder tha se ai priste që kompania do të ishte gati të merrte porosi për tre deri në pesë vjet.

Musk u shpreh se sipërmarrja mund të tejkalojë atë të biznesit të automjeteve elektrike të Tesla.

Debutimi i robotëve prototip në zyrën e Tesla-s në Palo Alto, Kaliforni, është pjesë e përpjekjes së Musk për të pozicionuar Teslën si një lider në fusha të tilla si inteligjenca artificiale dhe jo vetëm një kompani që prodhon “makina të lezetshme”.

Një robot testues eksperimental, për të cilin Tesla tha se ishte realizuar në shkurt, doli ngadalë në një skenë, u kthye dhe përshëndeti një turmë brohoritëse në një ngjarje të premten.

Kompania tregoi gjithashtu një video të saj duke bërë detyra të thjeshta, të tilla si ujitja e bimëve, mbajtja e kutive dhe ngritja e shufrave metalike në një stacion prodhimi në fabrikën e kompanisë në Kaliforni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura