Elon Musk bëhet personi i dytë më i pasur në botë pas Jeff Bezos! Pasuria e tij kap shifrën e majme dhe personi të cilit i zuri vendin është…

Nov 24, 2020 | 23:35
SHPËRNDAJE

Elon Musk ka forcuar statusin e tij dhe tashmë është njeriu i dytë më i pasur në botë.

elon musk (4)

Ceo i “Space X”, 49 vjeç, e ka kaluar edhe Bill Gates-in, duke e lënë në vend të tretë, pasi pasuria e tij u rrit shumë kohët e fundit, raporton “Mirror”.

elon musk (2)

Gjithashtu, Ceo i “Tesla-s”, ka grumbulluar një shumë mbresëlënëse prej 127.9 miliardë dollarësh.

Ai është pas shefit të “Amazon”, Jeff Bezos, i cili është aktualisht njeriu më i pasur në botë, dhe gëzon një pasuri prej 182 miliardë dollarësh.

elon musk (3)

Kjo erdhi si rezultat i rritjes së përqindjes së aksioneve të “Tesla-s”, që i dha Elon-it 7.2 miliardë dollarë, duke e bërë kështu njeriun e dytë më të pasur, sipas “Indeksit të Miliarderëve Bloomberg”.

Pavarësisht pandemisë së koronavirusit, ky ka qenë një vit shumë i suksesshëm për miliarderin.

elon musk

Këtë vit, ai u bë baba për herë të pestë, pasi e dashura e tij, Grimes, solli në jetë një vajzë, që është edhe fëmija i tyre i parë së bashku.

grimes elon musk

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura