Eliza Dushku e akuzoi për përdhunim, koordinatori i filmit tregon çfarë ndodhi

Jan 15, 2018 | 9:00
SHPËRNDAJE

Pas deklaratës së fortë të aktores shqiptare ku akuzoi një koordinator të dublimit të filmave Joel Kramer për përdhunim kur ajo ishte vetëm 12 vjeçe, ka ardhur edhe reagimi i këtij të fundit.

Në një prononcim për “New York Daily News” këtë pasdite ai i ka mohuar të gjitha akuzat e Dushkut duke shtuar se këtë e ka bërë vetëm për t’i prishur karrierën.eliza-dushku-joel-kramer-accusation__oPt

“Është diçka që unë kurrë nuk do të bëja dhe realisht nuk e kuptoj nga erdhi gjithë kjo. Unë jam absolutisht i pafajshëm… ajo ishte një fëmijë i ëmbël dhe unë e kam trajtuar gjithnjë si vajzën time. Jam absolutisht në shok dhe nuk e di pse ma bëri këtë gjë. Nuk është e vërtetë, është një gënjeshtër”, u shpreh ai.auto_435444-summer_glau_terminator_scc_tv_series_2x01_on_the_set_gq_111515922304

Ndërkohë ai u ndal dhe në një detaj të historisë së Elizës teksa ajo thotë se kanë marrë një taksi për të udhëtuar, duke shtuar se kompania e filmave i siguronte makinë dhe nuk kishte pse të përdorte taksi.

“Unë isha ai që e ngiste makinën – kompania më siguron një makinë, çfarë dreqin po flet ajo, absolutisht e çmendur, thjesht nuk e kuptoj, ji i mirë me dikë, trajtoj mirë dhe kjo është ajo që ndodh”, pohoi ai më tej.auto_la-1515877994-h7ojwwl97d-snap-image1515921352

“Mendoj se ajo ka dashur të shkatërrojë karrierën time, por unë kurrë nuk kam bërë diçka të tillë”, tha Kramer.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura