Elita 5: Si kemi arritur t’i rezistojmë kohës

Jun 24, 2015 | 14:25
SHPËRNDAJE


Prej vitesh performojnë në skenën shqiptare dhe nuk kanë ndërmend të ndalen. ‘’Nuk kemi devijuar nga stili ynë dhe nuk kemi bërë këngë për komercializëm. E bëjmë atë muzikë nga fillimi e deri më tani, jemi shembull se ecet para edhe nga kjo lloj muzike. Deri më tani kemi punuar dhe fituar nga ky stil dhe, ngado që shfaqemi, sallat janë të mbushura’’, thekson kështu lideri i grupit, Arif Ziberi. ‘’Këngët tona janë në kualitet të lartë dhe pak e vështirë të performohen, por me ndihmën e band-it e përballojmë edhe këndimin live, pra ne jemi ne dhe askund nuk shfaqemi playback. Unë habitem kur dëgjoj prej kolegëve të thonë se kanë shumë koncerte, por siç duket nuk e dinë çfarë do të thotë koncert’’, – shton më tej Ziberi, i cili tregon se klipi i fundit i tyre ka qenë një minifilm dhe i pëlqyer shumë nga fansat e tyre. ‘’E vërtetë, klipi i fundit ka qenë i mrekullueshëm, mendoj se kënga dhe klipi janë bërë një gërshetim i bukur dhe është bërë si një minifilm. Sapo ka filluar sezoni i koncerteve, kërkesat janë të mëdha dhe oferta nga të gjitha trojet shqiptare, edhe në diasporë kemi. Por programi është më i qetë këndej, bëjmë përzgjedhje se nuk shkojmë në secilin vend. Kemi disa kushte teknike për të organizuar një koncert siç i ka hije’’, – përfundon bisedën e tij Arifi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura