Elisa Spiropali u tregon Naltën ambasadorëve në festën e partisë

Jul 6, 2015 | 11:12
SHPËRNDAJE

Duket se mëmësia po i shijon shumë ish-drejtoreshës së Doganave, Elisa Spiropalit.

Spiropali me Ambasadorin Hoffmann në festën e PS

Por aq shumë, saqë edhe kur shkon nëpër festa, siç ishte ajo e Partisë Socialiste, tregon fotografitë e vajzës së saj, Nalta.

Aty, Spiropali ka hapur albumin e fotove në telefon, duke e mahnitur me vogëlushen e saj edhe ambasadorin gjerman në Shqipëri, Hellmut Hoffmann.

“Me ambasadorin Hoffmann në festën e Partisë, duke parë Naltën, duke pritur Angelën (Merkel)”, shkruan Spiropali në Facebook, teksa publikon foton së bashku me diplomatin gjerman.

Elisa Spiropali dha dorëheqjen pak muaj më parë, pas lindjes së vajzës, me argumentimin se do t’i përkushtohet Naltës.

Megjithatë, asaj tashmë do t’i duhet që t’i ikë pak këtij përkushtimi me kohë të plotë, pasi është zgjedhur si anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura