Elisa Bakaj replikon me Jeminin: E nxorën në pension se nuk ishte korrekt

Sep 25, 2018 | 9:54
SHPËRNDAJE

Dy miq, por me mendime të ndryshme rreth së njëjtës çështje. Lorenc Jemini dhe Elis Bakaj janë vendosur shpesh përballë njëri-tjetrit, jo vetëm në fushën e lojës si arbitër-lojtar, por edhe si komshinj. Mirëpo, në një intervistë për “Panorama Sport”, ai që është etiketuar shpesh si më problematiku dhe që bie shpesh pre e provokimeve, deklaron se Jemini dhe arbitrat shqiptarë janë bërë protagonistë me emrin e tij.

Bakaj

“Unë luaj akoma dhe kam bërë mirë punën time në çdo vend ku kam shkuar, kurse Jemini po të ishte aq i mirë, do ishte akoma në punë. Por, besoj se nuk ka qenë aq korrekt sa duhet që doli në pension para kohe”, thotë ndër të tjera mesfushori me tipare sulmuese që aktualisht vijon karrierën në Bjellorusi me Shahtjor Soligorsk. Parashikimi? Bakaj thumbon sërish ish-ndërkombëtarin e FIFA-s.

Elis, si po shkon karriera në Bjellorusi?

Çdo gjë po shkon shumë mirë dhe jemi në vend të tretë. Pretendojmë që të arrijmë një vend më tepër, pasi Bate është e shkëputur dhe besoj se do të jetë e vështirë që t’i kapim.

Java derbi në Shqipëri, cila është gjëja e parë që ju vjen ndërmend?

Hmmm… Është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe për hir të së vërtetës i ka munguar futbollit shqiptar.

OLSI TUJANI

LAJMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura