Eliminimi i Brazilit, ja rastet e diskutuara për penallti në ndeshjen me Belgjikën

Jul 7, 2018 | 9:31
SHPËRNDAJE

Edhe me VAR-in, polemikat nuk mungojnë, sepse në fund është sërish vendimi njerëzor ai që do të bëjë diferencën. Për gjyqtarin serb Milorad Maziç pati disa momente delikate, por specialistët e rrjetit “Eurosport” sqarojnë vendimet:

GettyImages-993005012

MINUTA 52: Nejmar hyn në zonë dhe përfundon në tokë, në kontaktin me Felainin. Të gjithë brazilianët kërkojnë penalltinë, por arbitri tregohet i zoti që nuk akordon, pasi ishte Nejmar që zgjat këmbën ndaj kundërshtarit për të kërkuar kontaktin. Madje, në këtë rast, lojtari i PSG-së meritonte kartonin e verdhë për simulim.

MINUTA 55: Tjetër episod në zonën belge. Kompani ndërhyn në mënyrë të ashpër ndaj Gabriel Zhezusit. Mbrojtësi prek me taka brazilianin, por pasi Maziç u duk sikur akordoi 11-metërshin, ndërsa nga italiani Orsato, “shefi i VAR-it” në ndeshjen e djeshme, vendosi që të shmangë penalltinë, pasi në momentin e driblimit, sido që të ishte, Zhezus nuk do të mund të kishte pasur gjithsesi në kontakt topin, prandaj me sferën jashtë vijave fundore penalltia zhvlerësohet. Gjithsesi, ky rast përçan gjithsesi specialistët e ndryshëm të gjykimit…

de-bruyne-yell-brazil-belgium-world-cup

MINUTA 90: Nejmar rrëzohet pasi një dorë e Meunirit, vënë në fytyrën e brazilianit, e detyron këtë që të rrëzohet, me topin që ishte lart dhe i pakapshëm. Për Maziçin, por edhe për VAR-in nuk ka asgjë. Vendim i drejtë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura