Elif te ‘’Diamante e dashuri’’: Pse vendosa të bëj një dasmë ilegale

Jul 31, 2015 | 12:29
SHPËRNDAJE

elif
Ajo e konsideron Kenan Imirzalioglu si aktorin më të mirë të momentit në gjithë Turqinë. Tuba Büyüküstün, aktualisht është një nga femrat më të kërkuara në ekranin turk. Në Shqipëri ajo njihet si Elif te seriali ‘’Diamante e dashuri’’. Për ta njohur më shumë, ne ju sjellim  një nga intervistat e fundit të saj dhënë për mediat arabe.

Ju jeni bërë një simbol për botën e huaj jashtë Turqisë, publiku nuk njeh gjuhën tuaj, cili është sekreti sipas mendimit tuaj?
Arsyeja kryesore është për shkak të faktit se historitë dhe temat e trajtuara në serialet tona nuk janë të kufizuara për popullin turk, por shkojnë përtej, te njerëzit dhe kombet që kanë kultura dhe ndjenja të ngjashme. Pastaj, zakonisht, regjisorët dhe producentët ndjekin me interes njerëzit dhe jetën e tyre në Lindje të Mesme dhe në Ballkan, të cilët jetojnë në kushte të njëjta dhe me probleme gati njësoj. Është një nder i madh për mua që jam e dashur te njerëzit anembanë botës, sigurisht një bekim.

Në një intervistë keni përmendur se në një nga rolet tuaja keni mësuar të këndoni, e keni bërë me qëllim për t’u bërë këngëtare, apo thjesht për qejf?
Nuk kam nevojë të bëhem këngëtare sepse kemi aq shumë këngëtarë me vokale të mrekullueshme.
A është e vërtetë se ju keni vendosur të blini një shtëpi në një vend arab, e më saktësisht në Liban?
Jo, është vetëm thashethem, sepse nuk planifikoj një gjë të tillë dhe nuk ka për të ndodhur.

Sa të vërteta janë zërat se ju jeni në lidhje dashurie me Kenan Imirzalioglu (Ezel)?
Lajme të tilla janë përhapur në Turqi si era, por nuk është aspak e vërtetë, unë nuk kam refuzuar asnjë rol që më është ofruar me Kenanin dhe sipas mendimit tim, ai është një nga aktorët më të mirë të vendit tonë.

Flitet se dashuria me bashkëshortin tuaj Onur Saylak ka filluar gjatë xhirimeve të serialit, a ka qenë kjo dashuri me shikim të parë?
Jo, nuk ka qenë dashuri me shikim të parë dhe historia e saj nuk ka filluar gjatë xhirimeve të serialit. Unë dhe ai jemi njohur para se të punojmë bashkë në serialin ‘’Gonulcelen’’ dhe kemi qenë miq të mirë për gati pesë vjet.

A ka të njëjtat karakteristika me ato që e keni imagjinuar mashkullin e jetës?
Kur dikush bie në dashuri, nuk ka më specifikime të njeriut të ëndërrave dhe karakteristikat e përcakuara në mendje, ajo është vetëm dashuri dhe asgjë tjetër.

Pse vendosët të martoheni në fshehtësi totale në Francë, e jo në një festë të madhe për fansat?
Po jemi martuar në fshehtësi për shkak se ashtu kam dashur, një ceremoni me miq dhe të afërm, numri i të ftuarve nuk ka qenë mbi 40 dhe gjatë ceremonisë kemi qenë burrë e grua, e jo aktorë.

E vërtetë se jeni shtatzënë dhe prisni dy vajza, dhe kjo ju ka detyruar të anuloni shumë projekte?
Këtë vit unë kam vendosur që të mos angazhohem në asnjë projekt, dhe nuk kam anuluar asnjë.

Keni deklaruar se jeni kundër ndërhyrjeve kirurgjikale, jeni akoma e të njëjtit mendim?
Po, dhe konsideroj se nuk ka asnjë justifikim për asnjë operacion plastik, përveçse në raste të deformimit. Ndërsa për gjëra të tjera jam plotësisht kundër. Ndihem mirë me trupin tim dhe këshilla ime për njerëzit është se duhet të jenë rehat me ato që na ka falë Zoti.

Sipas jush, bukuria nuk luan ndonjë rol të rëndësishëm dhe themelor për t’u bërë yll?
Mua më thonë se jam e bukur dhe nuk e mohoj këtë, por ka edhe shumë femra të bukura në botë që s’bëhen dot aktore. Por mendoj se intelegjenca është ajo që e bën bukurinë të shkëlqejë. Nëse  një femër mbështetet vetëm te bukura dhe jo talenti atëherë duhet ta dijë se bukuria do t’i zbehet me kohë…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura